“Të dashur qytetarë,

Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër nuk do të jem më në këtë zyrë.
Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të qeverisë, 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë.

Dua t’ju falenderoj të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për bashkëpunimin dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre.

Që nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 kemi dëshmuar:
– Se jemi partia e parë dhe më e madhe në vend e në Kuvend, se subjekti kryesor politik në Republikën e Kosovës quhet Lëvizja VETËVENDOSJE!.
– Se është e mundur të qeverisësh pa marrëveshje me Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj.
– Se mund të zvogëlohet kabineti qeveritar e të forcohet shteti demokratik.
– Se mund të zvogëlohen pagat e qeveritarëve e të rritet përkushtimi ndaj qytetarëve.
– Se mund të ndalet ajo gjakderdhja financiare me asfaltin e shtrenjtë në toka bujqësore.
– Se mund të menaxhohet pandemia e virusit Corona, pa panik, me kujdes, pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme, me sukses shembullor për rajonin e më gjerë.
– Se mund të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë e të ndihmohen Presheva, Medvegja e Bujanoci.
– Se edhe në pandemi mbijetojmë e zhvillohemi, me pakon fiskale emergjente e me pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
– Se bordet e drejtorëve të korruptuar dhe kryeshefat ekzekutivë mujsharë shkarkohen edhe kur janë familjarë të presidentit.
– Se mund të fillojë vettingu në sistemin e drejtësisë.
– Se mund të riatdhesohen të ashtuquajtur konzuj të nderit e të përfaqësojmë me dinjitet në politikën e jashtme.
– Se mund të arrihet pavarësia elektroenergjetike e Kosovës.
– Se diasporës sonë mund t’ua paguajmë Kartonin e Gjelbër.
Etj. etj.

Lexo po ashtu:  Bill Gates parashikoi virusin pesë vite më parë

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë.
Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi qeveria alternative.
Nesër, nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti.
Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri e shumë shpejt.

Ju falemnderit të gjithëve.”

Kryeministri në kthim Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *