Ekzistojnë disa fjalë që shumë çifte i përdorin për të përkëdhelur partnerët e tyre.

Shprehi të tilla si “loqkë”, “zemër”, “shpirt” shpeshherë tingëllojnë si qesharake kur i dëgjoni nga goja e të tjerëve, madje edhe habiteni si ka mundësi që i përdorin.

Sipas disa hulumtuesve ka një arsye shkencore pse ndodh kjo gjë dhe për këtë gjë duhet të “fajësoni” prindërit tuaj.

“Baby talk”, të flasësh si fëmijët, përdoret gjerësisht nga shume nëna anekënd në botë, pasi shpreh dashuri dhe lehtëson marrëdhënien mes bebes dhe foshnjës.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sipas Dean Falk, neuroantropologe në “University of Florida”, fëmijëve u pëlqen t’u drejtohesh me gjuhën e tyre pasi i bën të ndihen më të dashur.

E njëjta gjë vlen edhe për të rriturit, përdorimi i këtyre të fjalëve i bën të kthehen pas në përvojat e fëmijërisë dashurisë së tyre të parë, nëna.

Gjithashtu disa shkencëtarë të tjerë janë shprehur se të folurit si fëmijë mes partnerësh e bën më të hapur një lidhje dashurie.

Lexo po ashtu:  Pesë këshilla të lashta nga Sun Tzu, që mund t’ju ndihmojnë të kapërceni konfliktet

“Kjo u lejon të dy personave një liri të caktuar nga kufizimet normale të roleve si të rritur”, thotë profesori Frank Nuessel i Universitetit Louisville.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *