Fjalët e urta shqiptare, janë kaluar brez pas brezi ndër shekuj, dhe ende sot përdoren madje edhe midis të rinjve shqiptarë, shkruan MekuliPress

Ja kush janë disa nga fjalët e urta popullore më të bukura shqiptare:

– Kali i botës të lë në udhë!

-Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë!

-Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!

-Një krimb thanë një lis!

-Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!

-Gratë i përkushtohen Zotit kur nuk i hyjnë më në punë djallit!

-Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri!

-Kush lyp shumë, e humb dhe atë që ka!

-Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

-Gjithë gishtat dhembin njësoj!

-Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!

-Derë e botës s’është strehë e kokës!

-Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan!

-Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë!

Lexo po ashtu:  "Kemi mësuar të fluturojmë në ajër si zogj, të notojmë deteve si peshq, por..." - Martin Luther King

-Shtëpi pa fjalë, e peshk pa hale nuk ka!

-Budallai shkon tek e ngasin!

-Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë!

-I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri!

-Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë! /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *