Gëzim Mekuli

Edhe Çubrilloviq kishte pëdorur fjalën “zhdukje” kur fliste për “zgjidhjen e çështjes shqiptare”. Ivo Andriq po ashtu. Edhe Adolf Hitleri kishte luajtur me fjalët, dhe i (keq)përdori fjalët nxitëse, që vranë mbi 55 milion njerëz. Ishin fjalët gjak, të tmershme: “Vernichtung” dhe “Endlösung“ (“Asgjësim” dhe “zgjidhje përfundimtare”). Hitleri thuhet se u kishte mbajtur një fjalim oficerëve gjermanë më 22 gusht 1939 në rezidencën e tij në Obersalzberg. Këtu, ky njeri, përdori edhe fjalën “Lebensraum”, e që do të thotë “hapsirë jetese”; Duke thirrur për asgjësimin e popullit polak në mënyrë që të fitonte “hapësirë ​​jetese” për popullin gjerman. Hitleri thuhet të ketë thënë: ‘”Kush po flet ende për shfarosjen e Armenëve sot?”

Është tragjike se në rezidencën e tij verore në Obersalzberg, në gusht 1939, Hitleri u bëri të qartë komandantëve të përgjithshëm dhe udhëheqësve të ushtrisë se çfarë priste prej tyre në kontekstin e sulmit të afërt. Ai sikur u kishte thënë gjeneralëve: “Mbylle zemrën tënde ndaj mëshirës. Veprim brutal. 80 milion [gjermanë] njerëz duhet të marrin të drejtat e tyre. Ekzistenca e tyre duhet të sigurohet. Më i forti ka të drejtë”. E tmerrshme!

Lexo po ashtu:  Sot nuk do të kishte Gjykatë Speciale, nëse s’do ishin matrapazët që njollosin UÇK-në!

Pse përmende Cubrilloviqin dhe Hitlerin, do të thuani juve, të nderuar lexues!

E solla këtu si kujtesë se dikush mbrëmë e kishte përdurur fjalën “Zhdukje”. E kishte thënë në publik! E kishte thënë një baba, një prind, një bashkëshort, një politikan, një Kryeministër; E ky baba, e ky prind, ky bashkëshort, ky politikan, e ky Kryeminsitër me emrin Avdullah Hoti, e kishte thënë, lexova se e kishte thënë se, “Vetëvendosje do të zhduket”. Nuk bëra gjumë tërë natën. U djersita, qull u bëra. Tërë natën bashkë me Çubrilloviqin, Andriqin, Hitlerin dhe Millosheviqin. Vetëm zjarrë, kufoma, djegje, gjak, lot, britma, tmerr e shkatërime ishte nata ime sot.

Pse kështu, bre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *