Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila ka kryesuar delegacionin nga Kosova në Samitin e Evropës Juglindore në Antalia, ka treguar për përplasjet që kishin me Serbinë në seancën e sotme.

Ajo ka thënë se Serbia ka shkelur parimet e bashkëpunimit atë të gjithë përfshirjes dhe barazisë në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Turqi.

Pacolli ka akuzuar Serbinë se fjala e tyre ishte e papranueshme dhe fyese ndaj të gjitha shteteve pjesëmarrëse. Si shenjë proteste ndaj qasjes destruktive, Turqia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia nuk i duartrokitën Serbisë.

Reagimi i Pacollit në Facebook:

Sot nuk kishte duartrokitje për Serbinë!

Sot në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Antalya në Turqi, Serbia shkeli parimet e bashkëpunimit atë të gjithë përfshirjes dhe barazisë. Fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse. Serbia para të gjitha shteteve tregoi se nuk është e gatshme për bashkëpunim rajonal sepse akoma udhëhiqet nga njerëz që dikur ishin pjesë e qeverisë së Millosheviçit. Turqia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia në notë proteste nuk i duartrokitën Serbisë dhe qasjes së saj destruktive.

Lexo po ashtu:  Zëvendëskryeministri polak: Gjermanët duan ta kthejnë BE-në në Rajhun e Katërt

Unë, në cilësinë e Kryesuese dhe në emër të Delegacionit nga Kosova kërkova t’i përgjigjem Serbisë.

Deklarimi im:

Dje iu drejtova në gjuhën angleze por tani po zgjedh t’iu drejtohem në gjuhën shqipe në gjuhën të cilën shteti serb me dekada është përpjekur ta shuan. Ne anëtarët e delegacionit të Prishtinës që jemi prezent sot, dua të ju njoftoj, se ne e kemi parë vdekjen me sy kur ushtria serbe ka sulmuar pamëshirshëm Kosovën. Ne ishim fëmijë atëherë. U detyruam të ikim nga shtëpitë tona. Serbia ka vrarë të afërmit, shokët e shoqet tona. Ka masakruar fëmijë e gra. Serbia ka dhunuar mbi 20.000 gra.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila iu drejtua me një fjalë rasti sot në këtë Asamble ka pasur mundësi të drejtohet me një gjuhë tjetër ndaj Serbisë. Ajo ishte 13 vjeç kur në trupin e saj u shkrepën dhjetëra plumba. Ajo mbijetoi përkundër se në trupin e saj të njomë kishte 16 plumba. Por, ajo zgjodhi gjuhën e bashkëpunimit.

Lexo po ashtu:  E vërteton edhe shkenca: Emocionet lindin në zemër

Për ne është vështirë të ulemi e të flasim për bashkëpunim me Serbinë e cila na ka vrarë e masakruar dhe akoma nuk ka kërkuar falje për atë që ka bërë. Por, ne kemi zgjedhur gjuhën e bashkëpunimit sepse besojmë që rruga jonë e vetme drejt të ardhmes është përmes bashkëpunimit.

Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse për reagimin që patët karshi gjuhës së papranueshme të Serbisë e cila shkeli parimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Ne zgjodhëm që këtu të mos përmendim padinë që do të bëjë shteti i Kosovës ndaj Serbisë për gjenocidin që ka bërë në Kosovë. Ne e njohim shumë mirë Serbinë ashtu siç e njeh edhe Bosnja, Kroacia, dhe Sllovenia.

Sjellja e Serbisë ishte një dëshmi e mirë për të gjithë ju që jeni prezent në këtë takim për të kuptuar se kush është për bashkëpunim rajonal, për avancim e për respektim të njëri-tjetrit e kush është kundër bashkëpunimit dhe minon çdo nismë të mirë rajonale.

Prandaj, duhet ta kuptojmë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me njëri-tjetrin që ta ndalim qasjen destruktive të Serbisë.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti do t’i ketë 15 ministri – zvogëlohet numri i zëvendësministrave

Ne duhet të bashkohemi për paqe e zhvillim. Serbia duhet të ndryshoj e të kërkoj falje për gjenocidin që ka bërë në Kosovë dhe Bosnje si dhe për viktimat në Kroaci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *