EKryeministri shqiptar i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë, tha se Kosova nuk do t’ia dilte me sukses karshi Sebisë në luftë e as në paqe.

‘’Kosova nuk do t’ia dilte me sukses karshi Serbisë në luftë, po ashtu as në paqe pa Shqipërinë, ne kurrë nuk e harrojmë këtë gjë, duam që në shekullin 21 të ecim bashkë shpejt e fuqishëm’’ tha Kurti.

Kurti gjithashtu tha se gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ata u dakorduan të ndërtojnë një funksion ndërshtetëror i përbërë nga ministra dhe deputet.

‘’U dakorduam që të ndërtojmë një funksion ndërshtetëror i përbërë nga ministra dhe deputetë. Që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani do të zbatohen por edhe të shtohen marrëveshje të reja’’, theksoi Kurti.

***

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se ka qenë kënaqësi ta mirëpresë kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurtin bashkë me delegacionin e tij.

Rama në konferencën e përbashkët për media ka thënë se me Kurtin janë dakorduar që menjëherë të nisin përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive – Kosovë dhe Shqipëri – që do të mbahet në Shkodër.

Lexo po ashtu:  Ja kush janë zakonisht viktima të manipulimit?

“I dashur Albin, mirë se erdhe dhe më vjen mirë që kemi pasë një komunikim të hapur, të rëndësishëm, intensiv për ku jemi dhe ku duam t’i çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim dhe gatishmëri të plotë reciprokisht”.

“Kemi rënë dakord që të fillojmë menjëherë përgatitjet për mbledhje të  dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty u dakorduam për Shkodrën. Një vakum mes dy mbledhjeve na imponon që të bëjmë një mbledhje sa më produktive dhe jo vetëm kaq, por në të gjitha hapësirat mes dy mbledhjeve të qeverive do të vendosim një Komision Ndërshtetëror të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të Komisioneve Parlamentare për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat në zbatimin e tyre dhe për t’i adresuar mbledhjes së të dy qeverive në funksion qoftë të arritjeve ose nevojës për vendimmarrje të tjera”.

Lexo po ashtu:  Kimete Berisha sulmon Isa Mustafën: Një manipulant që ‘ta vjedh kohën’, një tutkun me marrë një vendim t’hamamit

Kryeministri shqiptar ka thënë se me homologun e tij kosovar ka folur edhe për procesin e Berlinit.

“Kemi diskutuar natyrisht me kryeministrin edhe për procesin e Berlinit dhe vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e katër lirive themelorë të BE-së në rajonin tonë. Për ne bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet mbi prioritete”.

“E kam thënë, ja thashë kryeministrit Kurti sot dhe po e them edhe publikisht, për mua nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve në radhë të parë dhe pastaj edhe lëvizjen e plotë të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë. Është themelore të jemi të gatshëm, të angazhuar dhe të qartë në çdo hap për të hequr kufirin mes të dyja shteteve”.

“Dua të theksoj që ne jemi 100 për qind në mbështetje të Kosovës në gjithë betejën për të çuar përpara procesin e njohjes së plotë dhe të afirmimit të plotë përfundimtar si shtet sovran dhe demokratik në të gjitha instancat dhe në raport me të gjitha shtetet dhe institucionet”.

Lexo po ashtu:  Serbia ofendon: Evropa më shumë i frikësohet mafisë narko - shqiptare se popullimit të shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *