Gëzim Mekuli

Putini sapo mbajti një fjalim propagandistik në stadiumin Luzhniki në Moskë. Gjuha e përdorur në këtë fjalim është paralajmërim për gjakderdhje tjera në Europë.

Fjalimi i Putinit sot, gjuha e tij, kthimi i tij në mitologji, në ‘botën krenare ruse’ e në histori, ka ngjashjmëri me Gjermaninë e viteve 1930 – 1940 dhe me fjalimin e Millosheviqit në Gazimestan (Fushë – Kosovë) në vitin 1989.
“Ribashkimi i Rusisë”

Fjalimi i tij sot ishte shumë i përafërt me nacionalizmin që e kemi dëgjuar e parë tek fjalimet e Adolf Hitlerit, si dhe tek fjalimet e Millosheviqit para luftrave në ish-Jugosllavi. “Rusia u bashkua” tha Putin në fjalimin e tij. Kjo fjali e tij na kujton bashkimin e Gjermanisë së Hitlerit dhe Serbisë së Millosheviqit. Fjalimi është alarmues dhe shqetësues!

Sot Putini ju afrua gjuhës klasike fashiste; Ai paralajmëroj sot për luftëra të reja; Sikurse Hitleri pardje, sikurse Millosheviqi dje!

Lexo po ashtu:  Sipas një studimi, mbi 30 mijë vdekje mund të jenë shkaktuar nga ndotja e ajrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *