Gjatë historisë së kombit tonë, kurrë nuk ka munguar ndonjë mbret serb që ta ndihmojë mbretin shqiptar ta rikthejë fronin e humbur në Tiranë.

Siç nuk ka munguar ndonjë Mugosh, që t’ua zgjedhë shqiptarëve sekretarin e parë të partisë Komuniste dhe siç nuk mungon sot një Vuçiq, që është vëllazëruar me Piktorin e Rilindjes.

Dhe gjithë këta, mbretër, komunistë e demokrat serb, kanë bërë çmos të vëllazërohen me sunduesit e Tiranës, sepse vetëm ashtu kanë mundur ta mbajnë nën thundrat e veta Prishtinën dhe shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të mëmëdheut.

Dhe ata mbretër, komunistë e demokrat serb, thuajse gjithmonë a kanë përcaktuar sjelljen e Tiranës ndaj Prishtinës, apo sjelljen e burrështetasve të Shqipërisë ndaj shqiptarisë.

Shpeshherë në të shkuarën, njësoj si edhe sot, Tirana zyrtare më shumë ka mbajtur llogari mos bëjë ndonjë veprim që do e irritojë Beogradin, se sa çfarë efekti do ketë për shqiptarinë.

Kjo që u tha më lartë ka për qëllim që atyre që harrojnë shpejtë, tua rikujtojë se është sekret publik shkaku i mospajtimit mes Prishtinës së zonjës Osmani dhe Tiranës së Piktorit.

Lexo po ashtu:  Kim Mehmeti: Jo vetëm sheshet, por çdo shtëpi shqiptare në Shkup, duhet stolisur me mbishkrimin ‘E dua Çamërinë!’

Pra dihet se Piktori e përkrahë projektin e ashtuquajtur serb “mini shengeni ballkanik”, siç e përkrahë edhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq Prishtina e zonjës Osmanit, e kundërshton këtë projekt dhe idenë për korrigjim e kufijve.

Andaj Piktori e ka të pamundur të dëgjojë si Vjosa e Kosovës, në parlamentin e Shqipërisë, e shpalosë të vërtetën se ‘mini shengeni ballkanik’ është projekt që e ringjallë ‘Serbosllavinë’, projekt nëpërmjet të cilit Serbia dëshiron ta rikthejë kontrollin e vet mbi republikat e Jugosllavisë së dikurshme, që me decenie i kishte nën kontroll, e mbi të gjitha Maqedoninë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën.

E ndërkohë, duke e përdorur Shqipërinë si mbulesë sipas asaj thënies – “që vllehët të mos e kuptojnë se çka është duke u bërë serbi”.

Dhe kështu vizita e zonjës Osmani në Tiranë ishte shumë e vlefshme, sepse në mos më shumë, shpalosi diçka shumë të turpshme: se si shumë herë më parë, edhe sot, politikanët shqiptarë hidhërohen me njëri vetëm për ta dëshmuar besnikërinë e tyre ndaj Beogradit.

Dhe shpalosi se ka filluar beteja mes një gjenerate dinjitoze politikanësh shqiptarë, politikanësh që kanë bosht të fort kurrizor njerëzor e kombëtarë, siç është zonja Osmani, kundër një klase politike pa ndjenja kombëtare dhe thuajse me mendësi politike serbe, e përfaqësuar nga Piktori.

Lexo po ashtu:  The Economist: Lindja është ngritur, Gjermania ka rënë, Britania ka dalë jashtë. Një rend i ri në Europë! Kush e ka drejtimin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *