Për një baba, ky është një ndër momentet më të dhimbshme në jetë, pasi i duket sikur po e humbet përfundimisht bijën e vetë, atë që ai e ka rritur që të vogël. Më poshtë do të lexoni fjalët e ndjera të një babai në dasmën e vajzës së tij:

“Familja jonë është forcuar dita-ditës duke i qëndruar pranë secilit prej anëtarëve, sa herë që kishte nevojë. Kemi siguruar vend në jetët tona për çdo person të familjës sonë. Vajza ime e bukur, e mrekullueshme, e dashur sot është nusja e kësaj dasme. Pak kohë më parë ajo na solli në shtëpi një mashkull inteligjent, të mirë dhe ambicioz. Në fillim mendoja se ai do ta merrte vajzën time dhe ajo do të na harronte ne që e kishim rritur, por me kalimin e kohës ai siguroi edhe vendin e tij në familjen tonë, aq sa unë dhe bashkëshortja ime nuk e quajmë dhëndër, por djalë.

Ndaj, biri im, faleminderit që e bën përditë të lumtur vajzën tonë dhe faleminderit që na bëre edhe ne pjesë të jetës tënde. Ne ju urojmë një jetë të lumtur dhe të gjatë së bashku. Dashuria juaj qoftë e fortë dhe e mjaftueshme për të përballuar çdo sfidë. Uroj që ju të dini t’i bashkoni forcat tuaja, të ndiqni vullnetin e Zotit dhe të mposhtni çdo ligësi në jetën tuaj si çift.

Lexo po ashtu:  “Letër nënës”. Poezia prekëse e Sergej Esenin drejtuar nënës nga i biri i larguar

Dhe ti, bija ime, mos harro se unë dhe mamaja jote do të gjendemi gjithmonë pranë, siç e kemi bërë përherë. Derën e shtëpisë do ta gjesh gjithnjë të hapur dhe nëse do të jesh shumë e zënë për të ardhur tek ne, dije se ne do të jemi vetëm një telefonatë larg. Të lutem, mos na harro, edhe pse unë e di që nuk do ta bësh! Po e mbaj këtë fjalim me zemrën të thyer në mijëra copa, ndaj kujtohu për ne. Ne do të duam dhe do të kujdesemi për ty, siç e kemi bërë gjithmonë, edhe pse e dimë se tashmë ti je e pjekur dhe nuk gabon dot lehtësisht, si dikur, kur ishe e vogël dhe ne të mësonim.

Të lutem edhe një herë, mos na harro! Do të na teprojë mungesa jote në shtëpi, ndërsa vjen pasditja dhe nuk do të pijmë kafe bashkë duke folur për ditët tona. Mos na e shto kërë mungesë me harresën tënde.

Lexo po ashtu:  Këshilla të vyera mbi martesën që ky baba i dha të birit!

Urime dhe jetë të lumtur!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *