Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim përmes një vdeoje të xhiruar paraprakisht, gjatë ceremonisë e Grammy Awards. “Luftë. Çfarë është më e kundërt se kjo me muzikën?” – tha presidenti ukrainas gjatë videos së regjistruar në një bunkier në Kiev. Zelensky vazhdoi fjalimin e tij duke bërë thirrje për mbështetje dhe duke treguar se si muzika mund t’i japë fund luftës. “Muzikantët tanë veshin veshje ushtarësh në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe për ata që nuk i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë”, tha ai.

“Gjithsesi, ne mbrojmë lirinë. Te jetosh. Të duash. Të këndosh. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë, e cila sjell heshtje të tmerrshme me bombat e saj. Heshtja e vdekur”, tha ai përpara se të bënte thirrjen për mbështetje:
“Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj. Plotësojeni sot, për të treguar historinë tonë. Na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni. Çdo gjë, por jo heshtje. Dhe pastaj do të vijë paqja.” Zelensky përfundoi duke përmendur disa qytete të Ukrainës: “Kam ëndërr që ata të jetojnë dhe të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammy-t.”

Videoja prezantoi performancën e këngëtarit John Legend, si pjesë e një nderimi të veçantë për Ukrainën, e cila është përballur me një krizë të  vazhdueshme humanitare që nga pushtimi i Rusisë. Prezantuesi Trevor Noah prezantoi pjesëmarrjen speciale të presidentit Zelensky në Grammys. “Edhe në kohët më të errëta, muzika ka fuqinë të ngrejë shpirtrat dhe t’ju japë shpresë për një të nesërme më të ndritshme. Nuk ka njeri që mund të përdorë pak shpresë tani më shumë se populli i Ukrainës.”– tha Noah.

Lexo po ashtu:  Masa të reja në Kosovë, Vitia: Nga e hëna nuk lejohet hyrja në lokale pa certifikatën e vaksinimit

Paraqitja e Zelensky në Grammy 2022 vjen pas Oscarsu raportua se Presidenti Zelensky ishte në bisedime për t’u paraqitur në Oscar, por nuk ndodhi kështu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *