Anëtari kryesisë së Nisma-s Zafir Berisha, ka deklaruar se nëse qytetarët donë të votojnë për kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duhet të votojnë Vetëvendosjen.

I ftuar në T7 ai tha se dyshon në veprimtarinë që ka pasur Haki Abazi në Beograd, dhe se ai është fytyra e Daçiqit.

“Haki Abazi për 11 vjet ka qenë me zyre në Beograd dhe unë kam të drejtë të dyshoj për misionin e tij në Kosovë. Ftyrën e Daqiqit e keni në Vetëvendosje. Dhe nëse jeni për fytyrën e Daçiqit, atë e keni Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai.

Përndyrshe, Berisha ka folur edhe për zgjedhjet, me ç’rast ka thënë se Nisma do të shkojë e vetme në to. MekuliPress fton të gjithë aktorët politik të jenë më të përmbajtur e më të logjikshëm me fjalën publike. Publiku meriton respekt.

Lexo po ashtu:  BE: Tre ose katër vaksina para fillimit të 2021-shit, por mos prisni “shkopin magjik”. Po për ato kombe që janë jasht hapësirës së BE-së, si do ja bëjnë për vaksinën? Ku është shëndeti i shqiptarëve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *