Situatat e emergjencave padyshim krijojnë tension madje dhe panik , jo vetëm për shkak të rrezikshmërisë, por edhe për shkak te fokusimit duke marrë vazhdimisht informacione, shumë prej të cilave nuk janë te besueshme. Megjithatë të gjithëve na bie si detyrë të mbrojmë veten , familjen dhe sidomos fëmijët, jo vetëm fizikisht duke i mbajtur sa më larg vendeve te populluara, por edhe emocionalisht ,pasi ata nuk janë të përgatitur për të kuptuar dhe për tu përshtatur ndaj ndryshimeve të tilla të rutinës, që për hir të së vërtetës janë të domosdoshme. Disa hapa të rëndësishme për të se ç’mund të bëni me fëmijët në ditët e pushimit.

1.Mobilizohuni/ Vlerësoni situatën dhe jepini rëndësinë e duhur. Situata të epidemive nuk duhen nënvlerësuar . Po ashtu fëmijët do të mësojnë nga ju të rrisin vigjilencën dhe ta marrin më seriozisht higjienën personale.  Vigjilenca na ndihmon , paniku jo.

2.Ruani qetësinë/ Megjithëse është normale që të frikësohemi dhe të përjetojmë ankth, duhet si fillim të menaxhojmë veten. Fëmijët janë shumë të vëmendshëm ndaj gjendjes sonë emocionale, prandaj duhet të kemi kujdes me mesazhin që përcjellim. Atyre duhet t’u transmetojmë siguri.

3.Informohu nga burimet formale dhe të besueshme për masat që duhen zbatuar dhe flisni me fëmijwt që është e rëndësishme të respektohen me përpikmëri rregullat e higjienës, dhe se ky kujdes i shtuar është në të mirën e tyre. 4.Bisedoni me ta për situatën dhe pyetini se si ndihen dhe se çfarë kanë kuptuar. Sigurohuni që t’u shpjegoni sipas kapacitetit te tyre konjitiv dhe moshës.

Lexo po ashtu:  Nëse do ta rrisja dhe njëherë fëmijën tim

5.Jepuni informacione të qarta dhe të thjeshtuara.

6. Kujdesuni që të mos përjetojnë ankth. Kontrolloni sjelljen, dhe jini të vëmendshëm nëse përjetojnë ndryshime me komunikimin, ushqyerjen, gjumin, nëse po përjetojnë makthe etj. Nëse vini re simptoma te shtuara të ankthit, atëherëkomunikoni me një psikolog pa u alarmuar. Ai do tu japë udhëzime të mëtejshme.

7.Qëndrimi i detyruar në shtëpi nuk është burg. Ai është “Rregulli Artë” që shpëton veten dhe të tjerët nga përhapja e virusit. Shumë shpejt do të kalojë dhe ne do t’i kthehemi normalitetit.

8.Organizoni ditën e tyre brenda shtëpisë. Duke qenë se është domosdoshmëri të qëndrojmë sa më larg vendeve publike dhe të shmangim kontaktet me të tjerët, duhet bërë sa me e lehtë për fëmijët ,pse jo dhe ta kthejmë këtë qëndrim në një kohë të dobishme duke lexuar , pikturuar dhëe biseduar me anëtarët e familjes. Madje kjo kohë mund të shërbejë edhe për “riparimin” defekteve apo mangësive në marrëdhëniet midis nesh.

Lexo po ashtu:  Ja cilat janë 7 arsyet pse duhet të lexosh libra

9.Më shumë se kurrë jepuni dashuri. Le të shërbejnë këto sinjale për të reflektuar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. Jemi të vetëdijshëm që jemi përballë një rreziku të panjohur më parë. Megjithëse shpesh jemi përballur me katastrofa natyrore apo rreziqe, kjo është e një dimensioni tjetër, duke na vënë dhe një herë në vëmendje shenjtërinë e asaj më të shtrenjtës : Jetës. Ne nuk e dimë kohën në të cilën segmentohemi në të, por ne kemi në dorë ta mbushim dhe të përmirësojmë cilësinë e saj.

Me shpresë tek Zoti që të na japë forcë. Do t’ia dalim! Psikologe Elona Durmishaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *