Tomor Morina përfundimisht është liruar nga burgu i Shutkës në Shkup. Ai nga burgu ka dalë rreth orës 17 e 40 minuta. Pas daljes ka thënë se arrestimi i tij nuk është dashur të ndodhte nga autoritetet e Maqedonisë.

“Serbia ka vdekë, nuk është dasht me ndodh arrestimi im”, ka thënë Morina sapo ka dalë nga burgu.

Ai tashmë është nisur në drejtim të Gjakovës, derisa ka qenë i përcjellë nga stafi i Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Ish luftetari i lirisë u arrestua në Bllacë, javë më parë, nga autoritetet maqedonase pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Serbia në anën tjetër kërkonte ekstradimin e tij për të gjykuar atje. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Rrjeti 5G, pas Britanisë së Madhe edhe BE-ja i jep dritën jeshile kinezëve të Huawei

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *