Flora Brovina si duket ka vendosur ta sakrifikojë vetën duke mos treguar se kush e mashtroi. Ajo thotë që fotografinë nuk e ka verifikuar në momentet e fundit ndërsa ka kërkuar falje.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalur para gazetarëve. Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besu asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë i saktë.

“Nuk kam besu që ky dokument mund të jetë i saktë, saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit”, tha Brovina.

“Nuk e kam shkel privatësinë e askujt, nuk kam folur me emra të përveçëm për askënd”, tha ajo.

E pranoi se fotografinë nuk e ka verifikuar, para se të dilte me deklarata bombastike në publik.

“Me vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina.

Ngjarja ka ndodh diku në Dukagjin, kështu më kan thënë, tha ajo duke insistuar që të mos i bëhen më shumë pyetje.

Lexo po ashtu:  Vuçiq i shkruan OKB-së, i ankohet për Kosovën

“Mos mi boni ka 100 pyetje”, u tha ajo gazetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *