Një studente u zgjua nga gjumi në tren për të gjetur 100 funte në prehër pas një bisede në telefon me nënën e saj.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për Ella Johannessen, e cila nuk ndjehej komod me situatën e saj financiare, kështu që kishte vendosur ti telefononte nënës së saj, ndërsa ishte në një tren nga Peterborough në Leeds.

Gjatë telefonatës Johannessen ishte e mërzitur që 35 funtet që ajo mendonte se i ishin dërguar asaj me transferim bankar, duket se ishin zhdukur.

Kur ajo u zgjua, ajo gjeti se paratë e gatshme ishin lënë nën një pecetë në prehrin e saj nga një i panjohur – gjest që e kishte bërë edhe të qante.

Johannessen më vonë këtë gjest e publikoi në llogarinë e saj në Facebook në një përpjekje për të gjetur njeriun e mirë.

Lexo po ashtu:  ‘Kur prindërit nuk janë më me ne, ne mbetemi jetimë dhe kjo është e trishtueshme e në çdo moshë e kohë’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *