Gjithashtu mund ti hapë rrugë shërbimeve On-Demand të cilat ofrojnë përmbajtje 8K. Një eksper paralajmëroi se do të duhen vite për të arritur kjo ditë.

Një teknologji e re për enkodimin e videove premton të përgjysmojë madhësinë e tyre, një nismë ku janë përfshirë disa prej lojtarëve më të mëdhenj të industrisë.

Standardi bën të mundur që njerëzit me lidhje të ngadalta të internetit të shohin me cilësisë të lartë pa ndalesa.

Gjithashtu mund ti hapë rrugë shërbimeve On-Demand të cilat ofrojnë përmbajtje 8K. Ekspertët paralajmëruan se do të duhen vite për të arritur kjo ditë.

Kodeksi i quajtur H.266 ose Versatile Video Coding, u prezantua nga Instituti Gjerman Fraunhofer Heinrich Hertz.

Apple, Microsoft, Qualcomm, Ericsson, Intel dhe Huawei janë disa prej emrave të mëdhenj që kanë punuar në këtë nismë.

Fondacioni thotë se smartfonët dhe kamerat e tjera automatikisht do të regjistrojnë dhe luajnë përmbajtje në këtë format por do të duhen çipe të reja për këtë proces.

Lexo po ashtu:  Fjalimi epik i Esat Mekulit për Çamërinë. Është viti 1941…, Pejë!

H.266 është dizajnuar për të reduktuar me 50% bitrate, sasinë e të dhënave transmetuar çdo sekondë, krahasuar me standardin H.265. Po ky i fundit përgjysmoi bitrate e H.264.

Aktualisht H.265 kërkon 10GB për të luajtur një film 90-minutësh ultra-high definition 4K. Me teknologjinë e re kjo madhësi reduktohet në 5GB.

Për një video 8K do të duhej një internet me shpejtësi 85Mbps ndërsa H.266 e redukton në 50Mbps.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *