Nëna Terezë, e njohur nga gjithë bota tashmë si Shën Tereza, është ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtëresha e të krishterëve katolik, e mbi të gjitha shqiptarja, Gonxhe Bojaxhiu, që prej se ishte larguar nga atdheu i saj, nuk ishte kthyer asnjëherë. E kjo erdhi si pasojë e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri, ku vetë Enver Hoxha disa herë ia kishte mohuar asaj kërkesën për vizitë.

Pas rënjes së diktaturës, Nëna Terezë, kishte pasur fatin që ta vizitonte vendin e saj. Ajo ishte pritur nga shumë figura të njohura të Shqipërisë së asaj kohe.

Një fotografi e rrallë, e hasur në internet, tregon se ajo gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri, përveç politikanëve, kishte takuar edhe prijës fetar të Shqipërisë.

Ajo në vitin 1990, ishte takuar me Myftiun e Madh të Shqipërisë, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i cili me prejardhje ishte nga Librazhdi.

Në këtë fotografi të realizuar po në atë vit, shihet përshëndetja e ngrohtë e dy figurave të njohura të asaj kohe, e që pasqyron realitetin e tolerancës ndërfetare shqiptare. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Flet Koço Kokëdhima, Ja arsyeja pse kërkohet të ndahet Mitrovica - "Nuk ka lidhje se kush banon në to. Bëhet për pasuri, sepse vetëm Trepça vlen sa 10 Shqipëri" (VIDEO)
Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *