5G-ja është gjenerata e pesë celulare e cila do të sjellë shpejtësi më të larta interneti dhe ti hapë rrugë zhvillimit të teknologjive të reja.

Franca i jep dritën jeshile gjigantit Kinez Huawei

Franca do të lejojë Huawei të furnizojë me pajisje 5G operatorët celularë por nuk do të lejojë përdorimin e tyre në hapësira ushtarake dhe nukleare.

Vendi tha se nuk do të përulet përpara presionit Amerikane për të bllokuar kompaninë teknologjike Kineze të furnizojë operatorët.

Presidenti Amerikan Donald Trump ka udhëruar kompanitë Amerikane të mos bëjnë biznes me Huawei dhe bërë thirrje edhe aleatëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Vendimi i Francës vjen pas atij të Britanisë duke lejuar Huawei të furnizojë me teknologji por në mënyrë të kufizuar. Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire tha se Parisi do tu japë prioritet furnizuesve Evropianë si Nokia dhe Ericsson por nuk do të përjashtojë Huawei.

“Nuk do të ketë asnjë diskriminim ndaj Huawei,” tha ai për televizionin BFM. 5G-ja është gjenerata e pesë celulare e cila do të sjellë shpejtësi më të larta interneti dhe ti hapë rrugë zhvillimit të teknologjive të reja.

Lexo po ashtu:  Pas shkëlqimit vjen rënia për Tesla? Kompania humbet 13% të fitimeve nga tregu i aksioneve

Në Evropë ka pasur një debat të gjerë gjatë vitit të kaluar për të lejuar ose jo Huawei të shesë teknologjinë tek operatorët celularë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *