Franca ndryshe nga Italia, Zvicra dhe Letonia që kanë një teknologji të decentralizuar krijuar nga Apple dhe Google, aplikacioni i Francez ka një dizajn të centralizuar.

Ministri Francez i dixhitalizimit tha se aplikacioni për gjurmimin e të infektuarve me koronavirus është shkarkuar mëse 600,000 herë që kur u bë i disponueshëm ditën e Marte.

StopCovid France është i dizajnuar për të parandaluar një valë të dytë infektimesh duke përdorur smartfonët për të paralajmëruar përdoruesit nëse kanë qenë pranë një personi të rezultuar pozitiv me virusin.

Por një shtyrje e minutës së fundit bëri që shumë qytetarë Francezë të shkarkojnë produktin e gabuar. Anglia ende nuk e ka konfirmuar aplikacionin e saj ndërsa Italia lançoi pak ditë më parë aplikacionin Imuni.

Franca ndryshe nga Italia, Zvicra dhe Letonia që kanë një teknologji të decentralizuar krijuar nga Apple dhe Google, aplikacioni i Francez ka një dizajn të centralizuar.

Ata që mbrojnë këtë qasje thonë se kanë më shumë të dhëna për të analizuar dhe të kuptojnë më mirë valët e infektimit.

Mbështetësit e modelit të decentralizuar thonë se ky i është më i mirë ngaqë ruan anonimitetin dhe kujdeset për privatësinë e qytetarëve që zgjedhin ti bashkohen këtij programi vullnetarisht.

Lexo po ashtu:  Misioni i ri i kompanisë hapësinore të Elon Musk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *