Kush është Frashër Demaj?

Për kë punon ky person!

Ku e ka marrë guximin të nënshkruaj historinë që e krahason gruan shqiptare me bagëtinë.

Se dikush e ka frymëzuar ta shkruaj historinë shqiptare si armik i shqiptarëve.

Frashër Demaj pajtohet se:

‘Gratë shqiptare janë të paarsimuara, nuk flasin asnjë gjuhë tjetër dhe konsiderohen si bagëtia e tyre’

Bagëtia e kujt?
Për cilën grua shqiptare e ka fjalën!

Nëse gruaja shqiptare ka qenë ‘e mbyllur’, e prapambetur, e izoluar në shtëpi, dhe e pagojë si ‘kafshë’, cili ‘studiues’ i intervistoi e ua dëgjoi zërin atyre që të konstatojë se ato s’dinë të flasin.

Si mund të jesh edhe bagëti edhe të gjykohesh për padije…Si mund të gjykohet bagëtia që s’di gjuhë të huaja, kur bagëtia s’kanë as gjuhë të veten.

Pleqnarët tanë ishin të pashkollë, por urtësia e tyre është e barabartë me filozofinë më të shquar në botë.
Gratë shqiptare kanë qenë të vuajtura dhe të varfëra, por jo të prapambetura.

Nuk ngihet që u thotë nanave tona bagëti, por Frashëri i flaktë pas grave serbe, e ka humb fiqirin dhe i krahason ato me perendeshat.

Lexo po ashtu:  Vjen goditja e pritur nga Bruxeli: “Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por...."

As Romeo nuk u fliju për dashni kështu si Frashëri për gratë serbe.

Cila serbe ia mori mendjen Frashër Demajn që ta lartësojë gruan serbe deri në obsesion, e të thotë se:

‘Gruaja serbe ua kalon të gjitha grave më të shquara të të gjitha kombeve në botë’.

Edhe ‘shtriga e kuqe’, Mira Markoviq, që e ka frymëzuar Millosheviqin t’i vrasë 10 mijë shqiptarë qenka sipas Frashër Demaj ‘më e shquara në botë’.

‘Peshqit nuk flasin, se i dinë të gjitha’, këndon Iggy Pop në filmin e Emir Kusturicës.

Djall.

Kjo është e pafalshme.
E pa imagjinuar se si mund të na ndodh që historiani shqiptar ta shkruaj historinë tonë sipas politikës serbe.

Historianët shqiptarë para luftës kanë heshtur dhe s’kanë guxu prej okupatorit serb të zezës m’i thënë e zezë, as të bardhë-e bardhë, as me përmend (se ko me shkru’) përj shembull ‘masakrën e Tivarit’, kurse tash në Liri, historiani shqiptar, pa asnjë zor e shkruan historinë e shqiptarëve me tërbimin dhe urrejtjen e serbit më ordiner.

Lexo po ashtu:  Lutje për ndihmë shkollës shqipe në Manastir

Këtij i thonë ‘trim’.

LDK duhet të distancohet nga një historian i cili (kishe me pahiri) e quan incident masakrën e Reçakut në librat e historisë.

Kjo është tragjedi kombëtare dhe është masakër mbi masakrën s Reçakut.
Ajo libër duhet të ndalohet sepse është varri i shqiptarëve, kurse Frashër Demaj është varrtari.

Armiqësia e krahut të paqes ndaj krahut të luftës paska qenë e tmerrshme.

Dalngadal ‘krahu i paqes’ po e zhbën (në gjyq dhe në libra) edhe luftën edhe të vrarët.

Dhe Ti mos u bë kinse s’po e sheh se si ne po kthehemi në vitet e ’90 kur kriminelja Mira Markoviq me shqiptarët e ‘krahut të paqes’ në Kosovë e botonte librin e saj në shqip, ‘Nata dhe dita’.

P.S. Kushdo që tash e tutje ma tërheq vërejten, më çon fjalë apo më frikëson (qysh janë shpeshtuar këtyre ditëve), do ta prezantoj para jush me emër dhe mbiemër dhe do ta lajmëroj në polici…edhe nëse yllin në ballë e ka s’do ta kursej…plus s’do të lë gjë që di pa treguar për të.

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet rrotulluese në Shqipëri - Votuesit shqiptarë në anën perëndimore të Drinit le t’i marrin për shembull ata nga ana lindore. 

Këqyri yjet tua kah bien.

Kur vjen puna ‘stani pani’ unë jam ‘krahu i luftës’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *