Më 27 shtator të vitit 1907 në Shkodër lindi Frederik Shiroka, një kirurg shqiptar me përmasa evropiane. Për 30 vjetorin e vdekjes së tij, dr. Petrit Gaçe e quajti “themelues të kirurgjisë shkencore shqiptare”.

Shiroka shkollën fillore e bëri në Kolegjin Saverian më 1915, mbasi kreu klasët fillore më 1923 u dërgua prej familjes që të vijonte shkollimin në Austri. Gjimnazin e kreu në qytetin e vogël të Kremsit (afër Vjenës) ku maturonin shumë të rinj nga familje shkodrane. Përfundoi maturën në vitin 1928 me rezultate shumë te mira, e kjo i krijoi mundësinë që të pranohet të vazhdojë degën e mjekësisë në Universitetin e Graz-it. Në Austri njihet me Olimpian, austriake nga Tiroli, me të cilën martohet, por nuk mundën të kishin fëmijë.

Mbasi mbaroi studimet me rezultate të larta, i specializuar për kirugji dhe gjinekologji edhe pse i ofruan për të punuar në Katedrën e Kirurgjisë në Graz, ai vendosi të kthehej në atdhe në 1935-ën për të punuar në spitalin e Tiranës si mjek kirurg në spitalin civil në Tiranë, si asistent i Prof. H. Hocke, i cili punoi prej vitit 1935 deri në 1937-tën si kirurgu kryesor. Vizitën e parë në Tiranë e bëri te dr. Osman Jonuzi, themelues i kirurgjisë shqiptare. Ardhja e tij në spitalin e Tiranës u mirëprit nga bashkatdhetarët e tij dhe mjekët, si: dr. S. Tefiku, dr. B. Zyma etj., të cilët e ndihmuan dhe e orientuan kirurgun e ri. Menjëherë ra në sy talenti i tij si kirurg, jo vetëm në mjedisin mjekësor, por edhe tek populli, që kishte shumë nevojë për të. Këtë gjë e vuri re edhe mjeku çifut Lehman, qysh në javën e parë të operacioneve.

Lexo po ashtu:  Donin t’i hiqnin aparaturën e jetës 33 vjet më parë. Historia e gjeniut Steve Hawking dhe gruas që e mbajti gjallë

Me 1939, pak ditë para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Prof. Lehmann u largua nga vendi ynë dhe shef i kirurgjisë mbeti asistenti i tij, Dr. Federik Shiroka. Por menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë, kirurgët italianë zunë vendet në repartin e kirurgjisë të spitalit të Tiranës, duke transferuar Dr. Shiroken në Shkodër edhe për faktin se nuk pranoi të hynte në partinë fashiste. Më 1940 dr. Shiroka ishte shef në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës, pozicion si kirurg primar që e ushtroi në vendlindje nga 1 dhjetori i 1940 deri më 7 prill 1946.

Me kalimin në Tiranë emërohet drejtues i pavionit të kirurgjisë, ku punoi deri në fund të jetës. Nga 1947 u bë anëtar i Akademisë së Shkencave.

Punoi edhe si mjek i burgut të Tiranës, gjë e cila e tronditi shumë dhe i kujtonte se si mund të ishte gjendja e të vëllait internuar në Kampin e Tepelenës. Për të nderuar punën e tij të paçmuar qeveria në majin e 1955 e dërgoi në Moskë, i caktuar si anëtar i delegacionit kulturor. Në dhjetor të po atij viti vdes në tre të natës nga infarkti, ditën e varrimit u përcoll në varrezat e Rrëmajit nga bashkëqytetarë të panumërt.Vdekja e tij nxori probleùmin qe i vellai, Zef Shiroka, ishte i burgosur e izoluar ne Kuç te Vlores, ku te nesrmen e vdekjes se doktorit erdhen dhe e moren urgjendtisht oficere te Ministrise se Brendshme, e me kete ras ai u lirua.

Lexo po ashtu:  Për tre miket e mia që po ikin familjarisht nga Shqipëria (nuk janë as studente, as pa punë, as azilante)

Dr. Shiroka u dekorua nga Kryetari i Kryesisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor, Omer Nishani, me Urdhërin e Punës të Klasit të I-rë, me dekretin Nr. 922, datë 5 shtator 1949, me motivacionin: “I dalluar në mëndyrë të vecantë për punë të palodhur frytëdhënëse, për merita të çquara në aplikacionin e shkencave të mjeksisë, për cilësira të radha teknike, që me reultatet e mira të operacioneve dhe mjekimeve kanë kontribuar në shkallë të gjërë në përforcimin e shëndetit të popullit. (Gazeta Zyrtare e RPSH, 22 Shtator 1949, Nr 71) /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *