Nëse doni një buzëqeshje rrezatuese, frutat janë një opsion i shkëlqyer. Ato jo vetëm që do të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm, por do t’ju ndihmojnë të keni dhëmbë më të fortë.

Duke u bazuar në këshillat e stomatologëve, ju sugjeron më poshtë disa nga frutat më të mira për shëndetin e dhëmbëve.

Frutat që nuk ngjiten në dhëmbët tuaj
Mollët, dardhat dhe rrushi janë frutat të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur dhëmbë sa më të bardhë, sepse këto fruta nuk ju ngjiten në dhëmbë. Çdo ushqim që qëndron në hapësirat midis dhëmbëve, do të ushqejë bakteret dhe kjo mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Bananet janë një shembull i frutave që mund të ngjiten në këto hapësira dhe ju do t’ju duhet t’i drejtoheni furçës, për t’i pastruar siç duhet.

Frutat që ju mbajnë të ngopur
Kur ju konsumoni ushqime që ju ngopin, ka më pak të ngjarë të vazhdoni të konsumoni ushqim gjatë gjithë ditës. Kjo e mban pH e gojës më të ulët duke reduktuar rezikun e kaviteteve. Një shembull i frutave që përmbajnë shumë fiba janë mollët dhe dardhat, të cilat mund t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë.

Lexo po ashtu:  Ushqimet kundër depresionit

Frutat Që Luftojnë Inflamacionin Në Mishrat E Dhëmbëve
Një përfitim befasues nga frutat është se ato mund të ndihmojnë me shëndetin e mishrave të dhëmbëve. Në një studim, studiuesit ndanë 30 njerëz të shëndetshëm në dy grupe. Njëri grup shtoi fruta në regjimin e tij ushqimor dhe tjetri shtoi arra. Edhe pse njerëzit në grupin e frutave konsumuan më shumë fruktozë (një lloj sheqeri që gjendet në fruta) sesa ata në grupin e arrave, mishrat e tyre ishin relativisht më të shëndetshëm gjatë periudhës dy-mujore të studimit. Studiuesit nuk janë saktësisht të sigurt pse, por studimet e kaluara gjithashtu tregojnë se ngrënia e frutave dhe perimeve është e ndërlidhur me shëndetin e mishrave të dhëmbëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *