Sipas Medicine.net, përpunimi i lëndëve ushqyese në stomak, kalimi i këtyre të fundit në gjak dhe nxjerrja e lëndëve të panevojshme përmes zorrës së trashë apo të hollë, është një proces metabolik që duhet të ndodhë çdo ditë. Nëse ky proces ndodh më pak se tre herë në javë, atëherë me shumë gjasa ju vuani nga konstipacioni. Shkaku i këtij problemi shëndetësor ndryshon për individë të ndryshëm, megjithatë kura duket të jetë e njëjtë. Përveç medikamenteve apo kurave të ndryshme, ka dhe disa fruta që mund të ndihmojnë në këtë gjendje.  Ato janë:

1. Manaferrat

Të gjitha frutat e kësaj familjeje si manaferrat e ëmbla, luleshtrydhet dhe mjedrat mund të ndihmojnë me konstipacionin. Vetëm 1 filxhan luleshtrydhe të freskëta siguron 3 gram fibra, 1 filxhan manaferra do t’ju sigurojnë 7.6 gram dhe 1 filxhan me mjedra 8 gramë. Gjithashtu, manaferrat janë të ulëta në kalori, prandaj ju mund t’i hani pa u ndjerë në faj se mund të shtoni peshë.

2. Kivi

Nëse lëvizja e ngadaltë e zorrëve është problemi juaj, hulumtuesit treguan se kivi mund të jetë fruti që kërkoni. Një studim i fundit raportoi se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara duhet të konsumojnë 2 kivi në ditë për 4 javë për të vënë re përmirësime. Më pas duhet mbajtur një regjim i rregullt ushqimor që përmban jo vetëm kivi por të gjitha frutat e përmendur në këtë artikull.

Lexo po ashtu:  Nëse shpesh keni shije të hidhët apo të thartë në gojë – ndoshta është fjala për llojin më të rrezikshëm të kancerit

3. Dardha

Ky frut është i ngarkuar me vitamina dhe antioksidantë. Gjithashtu, dardhat janë një nga frutat më fibroze, prandaj përfshirja e tyre në dietën tuaj është një mënyrë tjetër për të lehtësuar ndonjë shqetësim me aparatin tretës.  Vetëm 1 dardhë e  mesme me lëkurë, do t’ju japë 5 gramë fibra, kështu që nëse hani 2, jeni afër gjysmës së dozës së përditshme të fibrave.

4. Kumbullat (të thara apo jo)

Kumbullat përmbajnë sorbitol dhe fructans, sheqerna fermentuese që mund të kenë efekt laksativ.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *