Një frut ekzotik që ka shijen e mishit të derrit mund të jetë zgjidhja për të gjithë njerëzit nëpër botë që vuajnë nga uria.

Artocarpus heterophyllus rritet vetëm në jug dhe juglindje të Azisë dhe peshon nga 4.5 deri në 45 kg. Përmban qindra fara që janë të pasura me kalcium, proteina, hekur dhe potas. Mjafton një frut i vetëm për të ushqyer në një vakt një familje të tërë.

Studiuesit mendojnë se një frut i tillë mund të zëvendësojë grurin dhe misrin, që po kërcënohen nga ndryshimet klimaterike.

Fruti është shumë i përdorur në Bangladesh, por në Britani po bëhet përpjekje që të futet nëpër markete në mënyrë që të zëvendësojë mishin e derrit.

Lexo po ashtu:  "Mos merr atë që nuk është e jotja, as nga një person, komunitet apo kulturë. Nuk është fituar dhe nuk të është dhënë. Nuk është e jotja." - Indianët e Amerikës kanë lënë një kod prej 20 pikash për njerëzimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *