Na ishte seç na ishte,

Na ishte një herë një fshatar i varfër. Ai kishte tre djem. Djemtë nuk ju pëlqente që të punonin arën si babai. Ata loznin gjithë ditët. Babai vuante shumë që djemtë e tij nuk e donin punën. Një ditë prej ditësh ai u sëmur rëndë. Kur i erdhi koha për të vdekur i thirri pranë djemtë e tij.

-Fëmijët e mi, unë tanimë po shkoj prej kësaj bote, e ju do të jeni të lumtur e të pasur në qoftë se gjeni atë që është e fshehur në vreshtën tonë. Punojeni arën bijtë e mi, se do ta gjeni.

Fëmijët e tij menduan se diku atje në arë do të jetë futur thesari. Prandaj, pas vdekjes së të atit, rrëmihën tërë tokën rreth trungjve të hardhive, por thesarin nuk e gjetën.

Mirëpo vreshta e punuar mirë, u solli atë vit fryt të mirë e të bollshëm. Kur panë begatinë që ju pruri puna ata e kuptuan porosinë e atit të tyre./MekuliPress.com/

Lexo po ashtu:  Letra e një nëne që na shqetëson/ E solla vajzën nga Italia, por shoqet e saj në Tiranë më trembin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *