Largimi i shqiptarëve nga vendi është kthyer në një problem shqetësues. Aq sa është ngritur alarmi se në vazhdon me këto ritme vendi rrezikon të mbetet pa krah pune.

Dikur fshati Kuç në Vlorë kishte 700 familje, kur tani kanë mbetur më pak se 100 familje. Të gjithë kanë ikur dhe ata pak të rinj që janë në këtë fshat kanë një ëndërr të ikin.

Rruga që të çon në këtë fshat është si në mesjetë. Dikur në këtë fshat kishte dy gjimaze, ku shkonin të gjithë të rinjtë e zonave afër. Banorët e këtij fshati janë pothuajse të gjithë të moshuar.

Në këtë fshat është e rrallë që të shikosh të rinj dhe ata pak që janë duan të ikin. Shpëtim Xhaferraj jeton në këtë fshat. Ai është 16 vjeç dhe shkon në gjimnaz, por edhe ai do të iki.

Ai është shprehur kështu:

Jam 16 vjeç dhe jemi 10 veta në klasë, fshati është shpërndarë në vende të tjera nëpër qytete. Edhe unë do iki, do iki në Itali.’’

Lexo po ashtu:  Serbia vazhdon t’i përkrah mediet ruse të financuara nga Kremlini, pas Sputnikut edhe Russia Today (RT) nis punën në gjuhën serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *