Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

               

FSKJ-ja nuk është ushtri private e askujt !

 

*** Shqiptarët nuk kanë pse t’i nderojnë kriminelët dhe shkaktarët e Luftës së Parë Botërore-serbët, sepse ishin ndër viktimat më të shumëta të saj në Ballkan, që i shkaktuan Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria për ta pushtuar dhe copëtuar Shqipërinë, pas tërheqjes së ushtrisë osmane më 1912. Për më tepër, Serbia ishte shkaktarja e Luftës së Parë Botërore, ku terroristi serb Gavrilo Princip i “Dorës së Zezë” të Beogradit pati vrarë trashëgimtarin e fronit austriak,  Franc Ferdinand së bashku me gruan e tij Sofija në atentatin e Sarajevës, më 28 qershor 1914, ku më pas Austria i shpalli luftë Serbisë në të cilën u përfshin edhe vendet e tjera të botës, e cila zgjati jo më pak se katër vjet (1914-1918).

 

–        E pabesueshme, por ja se çfarë thuhet në “Gazetën Express” të Prishtinës, më 11 nëntor 2022 :

“Të premten e kaluar, më 11 nëntor, ka ndodhur një ngjarje që mund të konsiderohet si poshtërimi më i madh që  u është bërë ushtarëve të FSK’së, Garda Ceremoniale e së cilës është dërguar në varrezat e krishtera në Dragodan për të nderuar 104-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të organuzuar nga Ambasada Gjermane dhe ajo Franceze, e ku ka marrë pjesë edhe Ministri I Brendshëm, Xhelal Sfecla, raporton Express.Deri këtu krejtësisht në rregull. Por, në të njejtin vend, Garda është vënë roje edhe tek varri i ushtarëve serbë që kanë rënë në Kosovë nga viti 1912-1918. Siç dihet, nga viti 1912, ushtarët serbë – që të premten i ka nderuar FSK – kanë vrarë dhe masakruar mijëra shqiptarë të Kosovës, duke pushtuar kështu Kosovën pas tërheqjes së ushtarëve osman. Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqen në luftërat 1912-1918”, shkruan pllaka përkujtimore, kurse rreth këtij varri qëndrojnë ushtarët e FSK’së dhe krejt trupa diplomatike në Kosovë.” (Shih: https://www.gazetaexpress.com/ushteria-e-kosoves-poshterohet-felliqt-merr-pjesen-ne-ceremonine-ku-nderohen-ushtraet-serbeqepushtuankosoven/) .

Lexo po ashtu:  Nga Rubini dhe Klintoni e deri tek Grenelli, dhe prapambetja e politikanëve kosovarë që nga koha e UNMIK-ut

 

            T’i nderojmë viktimat tona të gjenocidit serb në Kosovë, jo vrasësit e tyre-ushtarët çetnikë barbarë serbë (1912-1999)!

 

Një skandal dhe absurd i tillë i nderimit të varrezës së ushtarëve barbarë serbë nga “Garda Ceremoniale e FSK-së”, që kanë therur si kafshët, kanë konvertuar me qindra e mijëra shqiptarë nga katolikë e myslimanë në ortodoksë serbë, si dhe kanë vrarë shqiptarë me rastin e pushtimit të Kosovës në vjeshtën e vitit 1912 (jo më pak se “5000 shqiptarë”, është prova më e saktë, se ata  nuk e njohin historinë e Kosovës (1878-2022), edhe pse  janë të “stolisur” me paleta ministrash apo zëvendësministrash, kjo nuk do të thotë asgjë.

 

-E dyta, sipas   zakonit dhe traditës shqiptare, gjatë gjithë historisë së derisotme, duke u nisur që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut e, edhe sot, shqiptari ka  vdekur vetëm për lirinë e tij dhe besës ndaj miqve të tij, ka nderuar dhe nderon vetëm miqtë, kurse ka luftuar armiqtë e tij, dhe të miqve të tij. Ndaj këtë virtyt dhe traditë të ndritshme, askush nuk ka të drejtë ta shkelë, ta bastardojë dhe ta mohojë, duke ruajtur dhe nderuar varre e varreza të armiqve vrastarë të shqiptarëve  në katër vilajetet shqiptare në Gadishullin Ilirik, qoftë ministri Xhelal Sveçla, që  së bashku me “Garden Ceremoniale”  paska nderuar varrezat e barbarëve serbë, të cilët, që nga 1912  e deri më sot kanë luftuar për t’i shfarosur shqiptarët nga faqja e dheut-atdheut të Shqipërisë Etnike në Gadishulin Ilirik. Këtë strategji pushtuese shumëshekullore serbomëdhenjtë çetnikë fashistë po e mbajnë të gjallë, edhe sot (XXI, 2022) në Veriun e Kosovës, ku Serbia po gatitet, që ushtarakisht të ndërhyjë në Kosovë për t’i nderuar  varrezat e “heronjve “ serbë të vitieve (1912-1918), ashtu sikurse Xhelal Sveçla me “Gardën Ceremoniale” të FSK-së ! ?

Lexo po ashtu:  Perspektiva e një çrregullimi monetar global

–Çfarë injornace, çfarë turpi dhe çfarë miopie historike, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, t’u bësh nder atyre, që të kanë prerë,të kanë grirë dhe të kanë hedhur në lumë, në humnera dhe në plehëra, duke të shndërruar në shkrum e hi !?

 Xhelal Sveçla të thirret në interpelancë në Kuvend

 

Në mënyrë që t’u japë sqarime deputetëve, pse dhe si ndodhi që ai së bashku me “Gardën Ceremoniale”  të FSK-së të nderonte varrëzën e ushtarëve serbë (1912-1918), me rastin e përkujtimit të mbylljes së Luftës së Parë Botërore, para “104 vitesh”, të organizuar nga ambasada gjermane dhe ajo frënge në Prishtinë.

Mos i nderoni vrasësit e huaj pushtues  sllavo-bizantinë, se iu mallkojnë viktimat e tyre shqiptare, që i kanë masakruar vetëm pse  ishin shqiptarë në tokat e tyre indigjene pellazgo-ilire. Ky ishte motivi i tyre racist, kolonialist dhe imperialist-fshrija e shqiptarëve nga harta e Gadishullit Ilirik. Jo, për asnjë “mëkat” tjetër, siç gënjen, spekulon, mashtron dhe dezinformon kuazishkenca, shteti serb, propaganda politike dhe mediale serbomadhe, si  dhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS).

Lexo po ashtu:  Pronarë e gazetarë të medias! Jeni fajtorë të braktisjes së vendit, të humbjes së shpresës për të ardhmen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *