Fundi i verës mund të sjellë edhe fundin e pandemisë së koronavirusit në vendet e Bashkimit Europian. Shpresë për këtë jep edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila pohoi para mediave se administrata e saj ka si objektiv vaksinimin e 70% të popullsisë së unionit deri në fund të stinës së nxehtë të këtij viti.

“Duam të kemi vaksinuar 70% të personave në moshë madhore në Europë deri në fund të verës. Kjo është periudha e përafërt kohore që do të duhet për të arritur atë shkallë vaksinimi”, tha ajo. Synohet vaksinimi sa më shpejt i të paktën 70% të popullsisë, pasi siç tha pak ditë më parë edhe një ndër virologët më në zë në Gjermani, Andrej Trampuz ky do të ishte një nivel i mjaftueshëm për të frenuar përhapjen e Covid-19s e për të ndalur pandeminë.

Për arritjen e këtij objektivi, Von Der Leyen tha se ka marrë garanci nga 3 firmat që kanë marrë lejen urgjente të përdorimit nga Agjencia Europiane e Barnave se në muajt e ardhshëm, do të furnizojnë unionin me të paktën 300 milionë doza. Nga 18 milionë të marra deri më tani, 33 milionë të tjera do të dërgohen në Shkurt e 55 milionë në Mars. AstraZeneca është e treta firmë farmaceutike që mori lejen së fundi nga EMA, krahas Pfizer-it dhe Moderna-s, ndërsa ka dhënë garanci se do të përmbushë kontratën për të furnizuar në kohë vendet e unionit me produktet e saj.

Lexo po ashtu:  “Skocia së shpejti në referendum për pavarësinë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *