Kohë më parë Beograd u lënduar ashpër me publikimin e zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse Zaharaova për Vuçiqin në shtëpinë e bardhë dhe “pasioneve të ulta”.

Çfarë stuhie u ngrit, ambasadori rus në Serbi u ftua në “sqarim” por disa në Rusi u ngrit si mal me pyetjen “ A edhe populli vëlla i vetëm në Evropë” ?, po, vëllau…

Mund të diskutohet forma dhe shkalla e fjalës së Zaharovës, nëse si ishte mendim personal dhe ai lejohet për pozitën që ka. Pa hyr në detaje dhe duke zvogëluar përgjegjësinë shoqërore doli që ajo kishte të drejtë qind për qind dhe aksionet e Beogradit dhe Vuçiqit personalisht e vërtetojnë këtë.

Ministri Vulin ashpër ka reaguar dhe komentuar deklaratën e Zaharovës, duke përkujtuar se Vuçiq është “komandant suprem i ushtrisë me të cilën forcat ushtarake ruse kanë bashkëpunim në nivelin më të lartë”, veç një ditë më pas kumtoi mos pjesëmarrjen në stërvitje në “vëllazërinë sllave 2020” edhe pse kishin premtuar.

Fillimisht ai belbëzoi se me vendim të qeverisë do të ndalohen “ aktivitetet me aleatët për 6 muaj”. Pastaj mblodhi guxim dhe pranoi se anulimi i stërvitjes me Rusinë dhe Bjellorusinë u nxit nga “presioni i jashtëzakonshëm nga BE”, përkatësisht se serbët janë për atë me plot zemër! Qëndrojmë të gatshëm në një format me vëllezërit sllav –por nëse lejon Brukseli!

Lexo po ashtu:  Shqipëria është destinacioni i parë i grekëve për pushime

Duhet theksuar se Beogradi nuk është i shqetësuar për të gjitha çështjet pas kërcënimeve të Brukselit, si është fjala e përfaqësuesit të BE zëdhënësit Stano që ka tërhequr vërejtjen për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem. Shkaku është i thjeshtë në këtë situatë Vuçiq pason urdhër direkt nga Uashington e jo nga Moska.

Beogradi zyrtar është lënduar ashpër nga Zaharova , ai akuzoi atë edhe Moskën se nuk e vlerësuan sa duhet Vuçiqin. AE ai është plotësisht neutral- nuk i bënë sanksione Rusisë e në pranim te presidenti “ka pritur një orë e gjysmë”.

Ku mbeti “Serbia krenare” – Vuçiqit sa nuk i ra të fiktë

Fjala kryesore “asnjëherë nuk kërkon karrige të veçantë”. Në ulësen e përbashkët me gjasë para Putinit, pyesim me kënd, të gjitha këto janë citate nga përgjigja e Gjuriq në rrjetin special që përfundon me “askënd nuk e lejojmë që të sulmoj Serbinë”.

Pyesim ku shkoi krenar, atë moment kur Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë nënshkroi letrat që ia hedh Trampi , qartë pa pasur të drejtë të i lexoj.

Lexo po ashtu:  Rusia ndërton katedralen me mjete ushtarake gjermane të Luftës II Botërore

Kur presidenti amerikan me krenari kumtoi zhvendosjen e ambasadës shefi i “Serbisë krenare” sa nuk i ra të fiktë duke shfletuar faqet e letrave në dorën e vetë.

Hapi i parë serioz i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia

Për Rusinë edhe momentet tjera ishin të lëndueshme , edhe nëse marrëveshja bilaterale mes Beogradit edhe Prishtinës nuk erdhi si rezultat” i tubimit” në sallën ovale, që është hapi i parë serioz drejt pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe këtu bëhet fjalë jo vetëm për mos konsultim me Rusinë po në kundërshtim me qëndrimin e shprehur pa mëdyshje shumë herë.

Moska shumë herë ka theksuar mospranimin e plotë të “pavarësisë” së Prishtinës. Për këtë ka shkaqe gjeo-politike, megjithatë nën mbikëqyrjen e Trampit, Vuçiq e Hoti nënshkruan pako të dokumenteve që faktikisht është tërheqje e Beogradit nga pozicionet e mëhershme.

„Bashkëpunimi ekonomik, përfshirja e Kosovës në “Mini-Shengen”, projektet e përbashkëta me paratë amerikane dhe bashkëngjitja në “luftën kundër diskriminimit LGBT” për Serbinë ortodokse janë me rëndësi….

Të gjitha këto në shikim të parë duken të vogla, por përbëjnë “lëvizje serioze ka pavarësia . Si mundet të bashkëpunoni ekonomikisht e në të njëjtën kohë “vendosmërisht mos ta njihni shtetin”?

Lexo po ashtu:  Gara e vaksinës, e “rrezikshme”. BE paralajmëron pas autorizimit në Britani të vaksinës së Pfizer

Në të njëjtën kohë u krye tradhtia jo vetëm ndaj Moskës, po as Pekingu nuk është anashkaluar. Në ShBA , Vuçiq e Hoti treguan unitet prekës se së bahsku do luftojnë kundër „ furnizuesve jo të besuar të pajisjeve të telekomunikacionit“, posaçërisht krijimit të rrjetës 5G.

Në fillim të vitit të shkuar presidenti i Rusisë e nderoi me medaljen Aleksandar Nevski – „ për kontributin personal në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve“. Megjithatë sjelljet aktuale të Vuçiqit edhe përfaqësuesve tjerë të Beogradit detyrojnë në shqyrtimin e plotësisht “shenjave” tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *