Dokumentimi dhe katalogimi i biodiversitetit, tregojnë histori të përjetshme të krijesave jo aq të ndryshme nga ne. Tashmë kemi filluar të njohim fuqinë e dokumentarëve mjedisor dhe potenciali i tij na bën të mendojmë më shumë për trajtimin e problemeve, si për shembull ndotja apo zhdukja e gjallesave. Pas viteve 1990, njerëzit i kanë kushtuar më shumë rëndësi gjërave që ndodhin në planetin tonë dhe kanë pranuar se nuk jemi në gjendje të mirë kur bëhet fjalë për pastërtinë e eksosistemeve. Injorimi është i pamundur. Gjendja e planetit është ajo që është.

Fuqia e pamjeve lëvizëse

Nuk ka dyshim që dokumentarët kanë fuqi për të nxitur një reagim emocional, por nuk ka asnjë provë të fortë që ta vërtetojë këtë. Më shumë sesa fjalët e shkruara, këto filmime e ngacmojnë interesin tonë dhe mund të na bëjnë që të veprojmë ndaj diçkaje. Sipas një sondazhi të kryer në Angli, 88% e njerëzve që ndoqën Blue Planet II, kanë ndryshuar sjelljen e tyre.

Pas përfundimit të serialeve të këtij dokumentari, Darío Fernández-Bellona, ​​një studiues në Kolegjin Universitar Cork, vuri re që programi vazhdimisht ishte trend në rritje në Twitter çdo mbrëmje kur transmetohej. Ai ngriti pyetjen se sa këto dokumentarë janë në gjendje të ndikojnë në sjelljen tonë. Duke përdorur 30000 wëeets dhe numrin e vizitave në faqet e Wikipedias rreth kafshëve të paraqitura në seri, ai analizoi këto të dhëna për të parë se cilat modele të sjelljes u ndikuan nga shikimi i dokumentarëve.

Lexo po ashtu:  - Mos do të thotë kjo se Naim Frashëri, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Andon Zako Çajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, meqë ishin nacionalistë tradicionalë, janë nacionalistë të sëmurë?, - Pjesa e gjashtë e librit “Të vërtetat e vonuara”, nga akademik Rexhep Qosja

Hulumtimi i tij zbuloi se vetëm 6 përqind e programit aktual kishte të bënte me çështje mjedisore dhe vetëm 1 përqind e tweet-ve përmendnin këto tema. Këto shifra nuk dukeshin premtuese. Megjithatë, dokumentarët në mënyrë të qartë ndryshojnë perceptimin tonë për jetën e egër në mënyra të tjera.

Një nga elementët më të suksesshëm të dokumentarit modern të natyrës është prapaskena. Zakonisht një pjesë e shkurtër nga shfaqja kryesore që zbulon se si janë xhiruar disa nga skenat, ndihmon për të shembur murin e padukshëm midis shikuesit dhe kafshëve. “Dokumentarët tregojnë natyrën pa njerëz, jo si diçka për t’u përfshirë”, shpjegon Dr Gouyon. ‘’Ndihmon audiencën, zakonisht të zhytur në jetën e tyre,  në shoqëritë gjithnjë e më të urbanizuara, për t’u angazhuar me një botë nga e cila janë larguar.’’

 Dokumentimi i së ardhmes

Angazhimi është padyshim mënyra më e mirë për të na bërë të kujdesemi më shumë për gjendjen e planetit. ‘’Nëse duam të bëjmë filma më efektivë në të ardhmen, sugjeron Gouyon, duhet ta inkurajojmë angazhimin e popullatave lokale duke u dhënë një kamerë në dorë, për të dokumentuar përvojat e tyre. Ne nuk duhet të ndjekim modelin imperialist të Britanisë që shkon dhe vëzhgon botën e egër.”

Lexo po ashtu:  Dr. Mario World vjen në Android dhe iOS

Ne u përgjigjemi shumë më mirë filmave për çështje mjedisore që lidhen me përvojat tona jetësore. Një shembull i mirë i kësaj është përgjigja ndërkombëtare ndaj dokumentarit The Cove. Një pjesë fituese e çmimit Oscar në vitin 2009 për gjuetinë e delfinëve në Taiji, Japoni shkaktoi zemërim dhe indinjim në audiencën perëndimore. Trajtimi i tij nëpërmjet kamerave të fshehura, nuk u prit mirë dhe u shoqërua meprotesta.  Ky lloj dokumentari rrit ndërgjegjësimin, por, brenda komuniteteve, të cilat janë në gjendje të ndryshojnë në mënyrë aktive praktikat e dëmshme për mjedisin, rrallë ka të njëjtin ndikim.

D.B – SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *