Aspirinën, përpos përdorimit si antiinfamator, mund ta përdorim dhe si maskë.

Për këtë mjaftojnë tre aspirina dhe pak ujë:

1. Mban lulet e freskëta

Tretja e dy apo tre aspirinave në vazon me ujë të luleve do të bëjë që këto të fundit të lulëzojnë më gjatë.

2. Trajton kallot

Për të trajtuar kallot e këmbëve ju mund të bëni një pastë me 6 aspirina të grimcuara, lëng limoni dhe pak ujë.

Këtë masë vendoseni mbi kallo dhe fiksojeni me një letër celefoni për 15 minuta. webMD këshillon që kjo pastë të vendoset vetëm mbi kallo, pasi lëkurën e shëndetshme mund ta dëmtojë.

3. Kundër zbokthit

Për të kontrolluar zbokthin, ju duhet të shtypni 2 aspirina dhe ta aplikoni këtë maskë në flokë të njomë për disa minuta. Shpëlarja me uthull molle, ose larja me sodë buke të tretur në ujë do t’ju ndihmojë gjithashtu me këtë problem.

4.Qetëson aknet

Aplikimi i pastës së krijuar nga një aspirinë e shtypur dhe pak ujë mund të ndihmojë në kurimin e puçrrave apo akneve. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Studimi: Teprimi me kripën në ushqime, mund t’ua shkurtojë jetën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *