“Fustani” është një poezi e veçantë nga shkrimtarja Ardita Jatru. Poezia ka në qendër figurën e nënës dhe sakrificat e saj për t’ia dalë mbanë së pari për fëmijët, dhe më pas për veten. Poetja mban në kujtesëimazhin e nënës së saj me një fustan, ndërkohë që vetëm kur rritet arrin ta kuptojë se pse ajo nuk blinte një fustan tjetër.

Fustani është thjesht një simbol, por që përmbledh gjithë gjërat, për të cilat një nënësakrifikon nga vetja, vetëm për të parë fëmijët më mirë. Ajo lë veten mënjanë, në mënyrë që të sigurojëgjithçka që u duhet fëmijëve. Poezia është si një himn kushtuar nënave dhe sakrificave që ato bëjnë nëpërditshmëri tek vetja, ama me kushtin që fëmijëve të mos u mungojë gjë.

“Fustani”
Nëna ime kishte vetëm një fustan
E lante natën dhe e thante pranë furnelës.
Ditën e vishte me aromë të re
Nuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytë
Nuk desha të kishte një të dytë
Unë ashtu e njoha
me fustanin me lule rozë,
deri te gjunjët.
Kur bleu një këmishë mëndafshi të verdhë
e preva copash natën me gërshërë
dhe mbusha xhepat.
Nëna heshti dy ditë
e unë gëzohesha nga brenda
që ajo vishte prapë të njjëjtin fustan
dhe i përsërisja vetes,
sa dua t’i ngjaj.
Tani kam filluar të kuptoj nënën.
Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,
nga dalin ofshamat
kam filluar të kuptoj
dhe vetëm pse copëtohej,
pse luftonte vetëm.
Fundja pse duhej të kishte një fustan.
Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,
rritem dhe i ngjaj asaj
por me fustane të ndryshme
luftoj vetë i dytë
dhe stinët e mia thinjen para pasqyrës.

Lexo po ashtu:  Pamje dramatike nga Kanadaja: një djalë i varur nga një ashensor skish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *