1. Nuk keni një plan-rutinë pastrimi

Filloni dhe mendoni për një mënyrë strategjike të të pastruarit të shtëpisë në mënyrë që të mos lëvizni sa andej-këtej, para e prapa duke përhapur papastërtitë në vendet e sapopastruara. Për shembull, nëse fshihni pluhurat e më pas pastroni dyshemenë me fshesë, sërish dhoma do të mbushet me papastërti a thua se nuk pastruat kurrë. Gjithashtu kini parasysh që të pastroni nga lart-poshtë dhe nga e majta në të djathtë.

Gabime të zakonshme që po jua mbushin shtëpinë me baktere!

2. Përdorni sfungjerë të papastër

Besojeni ose jo, por një sfungjer mund të mbajë 320 milionë baktere që shkaktojnë sëmundje. Kur pastroni, bakteret kanë tendencën të lëvizin nga sfungjeri tek duart e më pas në gjithë trupin tuaj. Prandaj pastrojeni mirë sfungjerin me ujë të ngrohtë, lëreni në një vend të pastër dhe ndërrojeni shpesh…shumë shpesh.

Gabime të zakonshme që po jua mbushin shtëpinë me baktere!

3. Ndërroni çarçafët, por s’pastroni dyshekët

Dysheku është baza për grumbullimin e pluhurit që mund të irritojë lëkurën duke shkaktuar alergji të ndryshme, megjithatë rrallë njerëzit e pastrojnë atë duke u mjaftuar me ndërrimin e çarçafëve. Gjithmonë kur vendosni shtresat e pastra, pastroni dyshekun me ujë të nxehtë.

Lexo po ashtu:  “Mos bëj kështu se i them policit” – 3 shprehje të tmerrshme që fëmijët s’duhet t’i dëgjojnë

Gabime të zakonshme që po jua mbushin shtëpinë me baktere!

4. Nuk dezinfektoni dërrasën e gatimit

Meqë ra fjala, dërrasa përmban rreth 200 herë më shumë baktere se tualeti. Për ta pastruar siç duhet, vendoseni në një enë me uthull për gjithë natën dhe në mëngjes dezinfektojeni me alkool.

Gabime të zakonshme që po jua mbushin shtëpinë me baktere!

5. Nuk pastroni shpesh koshin e mbeturinave

Sa herë ndërroni qeset plastike duhet të pastroni edhe koshin, veçanërisht atë të tualetit dhe kuzhinës.

Gabime të zakonshme që po jua mbushin shtëpinë me baktere!

Burimi: Reader’s Digest/ Artikull i publikuar për herë të parë në qershor, 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *