Ashtu si mund të bëni për vete një djalë vetëm duke komunikuar virtualisht, njësoj mund ta humbisni. Sa herë ju ka ndodhur të mblidhni grupin e shoqeve apo shokëve për të deshifruar një mesazh që ju ka ardhur nga Ai apo Ajo dhe sërish të mos e keni kuptuar se çfarë ka dashur të thotë? Nëse doni të flirtoni në mënyrë të suksesshme online, nuk duhet të bëni pesë gabimet e mëposhtme !

Jepini vlerë mesazhit tuaj!
Mos tregoni që jeni të mërzitur dhe dëshironi që dikush do t’ju argëtojë! Në vend të mesazheve të thata, përgjigjen e të cilave e dini! Hey çfarë po bën, tregoni diçka nga dita juaj në mënyrë që të prisni një koment e më pas të zhvilloni bisedën!

Mos u tregoni të mërzitshëm! Vonoheni shumë për të kthyer përgjigje
Të gjithë e dinë këtë “hile”! S’po i kthej përgjigje për të paktën disa orë që ajo/ai të mendojë sesa e zënë jam unë! Ndodh që vërtetë të keni punë, por një mesazh i tipit “Për momentin jam pak e zënë” do të shkruaj sapo të lirohem do t’i vinte buzën në gaz tjetrit , në vend të heshtjes për disa orë.

Lexo po ashtu:  Shkollë në kushte shtëpie? – Ja 5 mënyra praktike që fëmijët tuaj të mësojnë, të argëtohen dhe të jenë të shëndetshëm

Nuk po përparoni me mesazhet tuaja
Hapi i parë: Mesazhet argëtuese: Flirtime, shaka, shprehje! Pas tyre duhet të mendoni për temat për të cilat mund të flisni më gjatë se 1 apo 2 orë ! Në këtë mënyrë ju do të njiheni me tjetrin,botëkuptimin e tij etj. Përveç kësaj, gjithmonë duhet të ruani disa tema bisede kur të takoheni personalisht.

Komplimenteve përgjigjuni me të njëjtën monedhë!
Nëse dikush ju vendos në pah diçka pozitive tuajën, ju duhet t’ia bëni të ditur që u ndjetë e vlerësuar dhe t’ia ktheni komplimentin! Asnjëherë mos bëni gabim të mos i pranoni komplimentet në fazat e hershme të flirtit.

Mos u tregoni shumë kërkuese
Mos jini gjithnjë e para që shpreh interes për të ditur si po shkon dita e tyre, kur shkruani tregohuni e rezervuar në mënyrë që dhe tjetri të ketë për çfarë t’ju pyesë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *