Është mësimi më i vështirë për të mësuar. Shumë e vështirë sidomos për ato gra që – nga natyra – priren t’i japin plotësisht veten të tjerëve në një marrëdhënie.

Në të vërtetë, ka shumë gra që – natyrisht shumë të mira dhe të disponueshme për të tjerët – e lënë veten të shkojnë me zemër të hapur në marrëdhëniet ndërpersonale.

Të duash thellësisht dikë – për këto gra – është një arsye për të jetuar.

Të jetosh një jetë pa dashuri është njësoj sikur të mos jetosh…

Të hidhesh në një marrëdhënie – pa frena, pa ‘maskë’ – është e rrezikshme.

Ajo përfundon duke djegur zemrën tuaj dhe duke iu bërë shumë keq, pasi kur zemra është e ekspozuar në mënyrë të tillë është një vetëvrasje.

Për shkak të natyrës së saj të ndjeshme dhe altruiste, një grua shpesh tenton të vë theksin tek familja, miqtë, burri, fëmijët…

Por prapa rolit të saj të mrekullueshëm si nënë, grua, vajzë, ka një grua plot ëndrra dhe shpresat, të cilat për momentin janë lënë mënjanë, por që nuk mund të presin për të dalë në dritë.

Lexo po ashtu:  Fadil Berisha publikon fotografinë e parë të pasluftës, kur dy modelet shqiptare pozonin me flamur pranë KFOR-it

Koncepti është shprehur shumë mirë nga ky reflektim në librin ‘Gratë që duan shumë’, një libër i shkruar në vitet ’70 nga psikoterapistja amerikane Robin Norwood, botuar në Itali nga Feltrinelli.

Shumë gra gabojnë kur kërkojnë një burrë me të cilin të ndërtojnë një marrëdhënie pa ndërtuar së pari një marrëdhënie me veten e tyre.

Ato ikin nga një burrë në tjetrin, duke kërkuar atë të duhurin, por kërkimi duhet të fillojë brenda vetes.

Askush nuk mund të na dojë aq sa të na bëjë të lumtur nëse nuk duam veten, sepse kur kërkojmë dashuri për të mbushur zbrazëtin tonë, mund të gjejmë vetëm një zbrazëti tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *