Hendeku mes Galaxy S20 dhe Galaxy Note 20 po reduktohet dita ditës. Dhe kur na ndajnë më pak se 5 muaj nga debutimi i flagshipit të ardhshëm të Samsung, kemi pamjen më të qartë të telefonit të shumëpritur deri më sot.

Dy insajderë të industrinë kanë kombinuar çdo informacion që kanë në lidhje me telefonin dhe ardhur me një imazh të Galaxy Note 20 i cili më së shumti është një koncept.

Vizualisht diferenca më e madhe mes Note 10 dhe Note 20 është në pjesën e pasme dhe atë fundore. Në pjesën e pasme Samsung do të integrojë tre kamera të pasme të prezantuara në Galaxy S20 dhe S20+ të cilët ofrojnë 10x zmadhim hibrid.

Në pjesën fundore të telefonit pritet të ndodhë magjia e vërtetë këtë vit: një rindërtim nga e para e S-Pen.

Zhgënjimi i madh është tek mungesa e portës së kufjeve 3.5mm ndërsa kamera “hole-punch” do të thotë se nuk kemi një kamër selfie nën ekran as për këtë vit.

Nga pamje Note 20 na impresionon më shumë sesa linja S20 për shkak të këndeve karakteristike të telefonit në formë katrore.

Lexo po ashtu:  Ata që urreheshin në Jugosllavi, ata që përbuzeshin në Jugosllavi, në Jugosllavinë mbretërore dhe në Jugosllavinë komuniste, mund të ishin vetëm shqiptarët

Detaje të tjera që do ta diferencojnë Note 20 nga rivalët janë: ekrani OLED i gjeneratës së re, lexuesi 3D Sonic Max i shenjave të gishtërinjve, teknologji e re e RAM dhe memorie më e shpejtë.

Ngadalë Note 20 po merr formën e telefonit Android për tu mundur në 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *