Raporti i fundit i kompanisë amerikane Gallup rendit Kosovën në top 24 shtetet më te sigurta ne botë.
Në raportin e Gallup-it për sigurinë globale, Kosova është renditur e 12-ta.
Në pyetjen se a ndihen të sigurt që të ecin vetëm natën, rreth 87% për qind e qytetareve te Kosovës janë përgjigjur me ‘Po’.
Në këtë listë janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra.
