Të paktën 80 delfinë dhe një numër i madh peshqish janë gjetur të pajetë në disa plazhe pranë kryeqytetit të Ganës, Akra, që nga e premtja, duke i detyruar autoritetet që të nisin një hetim.

Zyrtarët paralajmëruan qytetarët të mos hanë delfinët dhe peshqit e gjetur, sepse shkaku i vdekjes së tyre nuk dihet ende.

Ministria e Peshkimit njoftoi se mostrat e peshkut dhe ujit janë marrë për analiza.

Komiteti i peshkimit tha se u gjetën midis 80 dhe 100 delfinë të ngordhur.

Në shkurt, 111 delfinë të ngordhur u gjetën në brigjet e Mozambikut dhe një hetim paraprak tregoi se kjo mund të vijë për shkak të baticës së ulët pas ciklonit “Guamba”.

Lexo po ashtu:  Figura e shahut që kushton një milion dollarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *