Bill Gates mendon se në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga makthi i koronavirusit. Përmes një interviste dhënë për Bloomberg, miliarderi i Microsoft, ka deklaruar se deri në fund të vitit tjetër mund të shpresohet për kthim në normalitet, ndërkohë që çështja e vaksinës është komplekse.

Vaksina fillestare nuk ka për të qenë ideale në termat e efektivitetit kundër sëmundjes dhe transmetimit. Mund të mos ketë një kohëzgjatje të madhe dhe do të përdoret kryesisht në vendet e pasura…Do të ishim me fat të kemi mjaftueshëm para fundit të vitit. Por më pas, më 2021 një numër vaksinash të tjera me shumë gjasë do të aprovohen, shprehet Gates.

Sipas Gates vaksinat nëse vihen me detyrim mund të prodhojnë efekt të kundërt, por sipas tij për njerëz që punojnë ku ka mosha të thyera, një gjë e tillë duhet të aplikohet. I pyetur sesi do të përfundojë kjo situatë pandemike, Gates mendon se mjekësia do të triumfojë:

Lexo po ashtu:  Komuna e Prizrenit me kallëzime penale për ata që shkatërrojnë trashëgiminë

Risitë terapeutike do të ulin shkallën e vdekshmërisë, por fundi i vërtetë do të vijë nga përhapja natyrale e infeksioneve dhe vaksina që do të na japë imunitet kolektiv. Për vendet e pasura ky fund do të jetë diku nga viti që vjen, idealisht në gjysmën e parë. Ne do të dalim nga kjo situatë nga fundi i 2021-t. Ishim me fat që nuk ishte një sëmundje më fatale, është shprehur Gates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *