Sot gati të gjitha mediat shqipe kanë publikuar lajmin me titullin citat “Ajo është Angela Merkel e jonë”/ ” Sie ist unsere Angela Merkel”. Ky artikull është shkruar nga Adelheid Wölfl dhe publikuar në gazetën ” Neue Züricher Zeitung”, shkruan MekuliPress.

Gazetat shqipe, me qëllime të caktuara partiake, citojnë një person të moshuar në Prishtinë, i cili i paska thënë gazetarës zvicërane, se Vjosa Osmani, sipas tij, qenka “Angela Merkel e jonë”.

Pra nuk është gazeta zvicërrane, e cila krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkel, por një qytetar i rëndomtë i Prishtinës.

Ja një fragment nga artikulli në fjalë i përkthyer nga gjermanishtja:

“Ajo simbolizon për te një ndryshim, një ide për një të ardhme tjetër dhe me zotësi për të arritur atë që synon. Një burrë paksa më i moshuar…… beson në Vjosa Osmanin…..: Ajo është Angela Merkel e jonë.”, citon e pavarura MekuliPress.

Citimi në thojza i personit nga Prishtina nga gazetarja e NZZ

Për MekuliPress: Edita Mekuli


Lexo po ashtu:  Kryeministri, Albin Kurti, në Twitter: Sulmi ndaj mediave është një sulm ndaj demokracisë. Por demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *