Çfarë përfiton Grenell nga mbështetja e regjimit në Beograd

Grenell vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me regjimin e partisë në pushtet në Serbi. Ai, për shembull, është mbajtës i Urdhrit të Flamurit të Serbisë të Klasit të Parë, që iu dha nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndërkohë, Grenell është parë disa herë në Serbi. Ai është parë duke kaluar kohë në një lokal të njohur të kryeqytetit së bashku me ministrin e Financave, Siniša Mali, ndërsa një video nga ai mbrëmje është postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Në korrik të vitit 2022, gjatë një ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Grenell u justifikua duke thënë se ai nuk paguhet nga autoritetet serbe, duke i quajtur pretendimet e tilla shpifje dhe të pavërteta.

Projekt i përbashkët me Jared Kushnerin

Megjithatë, që nga viti i kaluar, po përflitet shumë për një projekt të përbashkët mes Grenellit dhe dhëndrit të Donald Trump-it, Jared Kushner, të cilët planifikojnë të ndërtojnë një hotel në vendin ku ndodhen rrënojat e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Kjo tokë, praktikisht, është dhuruar nga qeveria serbe.

Lexo po ashtu:  Gjermania në kërkim të punëtorëve të huaj – për një vit i nevojiten deri gjysmë milionë persona të kualifikuar

Për Donald Trump-in, ky projekt është kulmimi i një plani të ideuar që në vitin 2013, dy vite përpara se të niste fushatën e tij presidenciale. Në atë kohë, sipas The New York Times, Trump i kishte thënë një zyrtari të lartë serb se dëshironte të ndërtonte një hotel luksoz në vendin ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes.

Bashkëpunëtorët e Trump Organization kishin udhëtuar në Beograd për të shqyrtuar lokacionin. Projekti nuk u realizua përpara zgjedhjes së Trump-it në vitin 2016, por vitin e kaluar u rikthye nga Kushner dhe Grenell.

“Ky projekt tani është i realizueshëm falë zhvillimit dhe dinamikës së jashtëzakonshme të Beogradit,” tha Kushner, pa përmendur faktin se ideja fillimisht ishte propozuar nga vjehrri i tij.

Roli i Grenellit pas rrjedhjes së planit në publik

Pas largimit nga administrata Trump, Grenell ka qenë shumë aktiv në çështjet e Ballkanit, duke ndarë shpesh opinionet e tij në platformën X (ish-Twitter). Ai ka publikuar edhe video nga festa nate në klubet e mbushura të Beogradit, raportoi Politico.

Lexo po ashtu:  Enigma të cilën mund ta zgjidhin vetëm një për qind e njerëzve

Që kur planet për ndërtimin e hotelit në vendin e Shtabit të Përgjithshëm dolën në publik, Grenell ka marrë një rol jozyrtar si zëdhënës i projektit në Ballkan. Në një intervistë për një gazetë pro-qeveritare, ai u përpoq të qetësonte shqetësimet se projekti ka vetëm synime komerciale.

“Edhe pse ata nuk e kuptojnë thellësisht historinë e Ballkanit, të gjithë të përfshirët në këtë projekt janë plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e tij simbolike,” tha Grenell. Ai shtoi se projekti do të përfshijë edhe një memorial për viktimat e bombardimeve si pjesën qendrore të tij.

Burimi: /Nova.rs/ Perktheu dhe përshtati MekuliPress)