Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin-1934, një gazetar anglez i drejton të madhit Gjergj Fishta këtë pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht: “Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë”!

“Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por, në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh (shqiptarët) nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajduta. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”!”, përgjigjet Fishta.

Ndërkohë, gazetari anglez artikulon pyetjen e radhës e cila do të ishte edhe pyetja e tij e fundit, pasi përgjigja që ai merr – shoqëruar me shikimin kërcënues të Fishtës – e detyron të tërhiqet.

“Sikur shqiptarët të kishin mbetur të gjithë të krishterë, atëherë i gjithë bashkimi juaj kombëtar do të ishte arritur shumë më shpejt! Pra, ndërrimi i besimit është me të vërtetë një dobësi e karakterit të shqiptarit”, ishte pyetja tjetër e fundit.

Lexo po ashtu:  Gazeta e parë në botë, Sparta, tempujt e parë monoteistë dhe kuriozitete të tjera

“Unë vërtetë që nuk po të marr vesh more zotëri! Po si guxon dhe mundet të flasë për dobësi karakteri të shqiptarëve një anglez?! E gjithë bota e di se ju anglezët, për një bythe gruaje, ia ndërruat besimin fetar një perandorie të tërë”.

Për ata që kanë studiuar historinë angleze, mbreti Henry i VIII-të i dinastisë Tudor (1491–1547), përveçse ishte një sovran shumë i fuqishëm, njihej gjithashtu edhe për aventurat e tij të shpeshta të dashurisë. Pos lidhjeve jashtëmartesore ai u martua plot gjashtë herë dhe bashkëshortët. Pikërisht për të mundësuar këto martesa të ndaluara nga Roma, ai e formon Kishën angleze të pavarur nga Vatikani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *