Ditën e djeshme u raportua se gazetari gjerman Michel Martens nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” publikoi një artikull për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Sipas këtij artikulli, Martens shkroi se se “Kurti është duke bërë një gabim serioz”.

“Kryeministri i ri kosovar, Albin Kurti me sa duket po shkon drejt një konflikti të hapur me Presidentin Amerikan, Donald Trump. FAZ, e cilëson këtë të jashtëzakonshme, sepse të gjithë kosovarët e dinë që çlirimi i Kosovës nga sundimi i Beogradit në vitin 1999 përmes bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe shpallja e pavarësisë e vitit më 2008 janë kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara. Deri më tani, asnjë kryeministër i qeverisë së Kosovës nuk ka guxuar të kundërshtojë kaq hapur Washingtonin. Por, i tillë dukej plani i Kurtit, të cilin e prezantoj të mërkurën planin shtatë pikesh kundër Serbisë, duke injoruar kërkesat amerikane” shkruan gazeta FAZ.

Mirëpo, ditën e sotme, përmes një postimi në Twitter, gazetari gjerman ka hedhur poshtë atë çfarë është publikuar.

Lexo po ashtu:  Kurti: Serbia e ka kërkuar ndarjen e Ujmanit, e Grenelli do një marrëveshje të shpejt

Ai shkruan se kjo gjë është keqkuptuar nga mediat në Kosovë dhe se Albin Kurti deri diku ka të drejtë.

“Më kanë thënë miqtë shqiptarë me njohuri të gjermanishtes se artikujt e mi të fundit për Kosovën dhe Albin Kurtin janë keqkuptuar/shtrembëruar në Gazeta Express, RTK dhe media të tjera. Unë nuk jam duke udhëhequr një fushatë kundër Kurtit. Përkundrazi, besoj se deri diku ai ka të drejtë”, shkruan gazetari Martens në Twitter.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *