Gazetari Mustafa Nano mendon se ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është përgjegjës dhe bashkëvendimmarrës në mbylljen e kufijve për Shqipërinë. Gjatë një interviste për TvT, Nano ndër të tjera tha se:

Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera nuk ka qenë e aftë dhe nuk e ka pasur këtë aftësi për të ndezur mirë makinën diplomatike për t’i mbushur mendjen Brukselit dhe të gjithë eurokratëve. Është absolutisht një dështim i kësaj qeverie…
Jam i sigurtë se ata janë konsultuar me Sorecan dhe ideja e tij ka qenë që Shqipërisë mos t’i jepet e drejta për të udhëtuar në këtë moment në BE. Ai është fajtor dhe ne duhet ta tregojmë me gisht atë. Në këtë kuptim ai nuk ka se çfarë shpjegimi të japë, vetëm nëse del dhe thotë se unë isha për këtë ide për hir të katër, pesë arsyeve

Në fakt Soreca, një nga ambasadorët më aktivë në Shqipëri, që për pak gjëra nuk ka folur në këtë vend, për këtë vendim ka heshtur. Nuk dihet pse, por situata është ironike, pasi pak orë pasi BE deklaroi se Shqipëria mbetej jashtë listës së lëvizjes, u publikua kuadri i negociatave.

Lexo po ashtu:  Opozitarizmi nuk mungon, por është kundër këtyre të treve që janë në një tepsi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *