Nga Gëzim Mekuli
Gazetaria shqipe ka shumë, tepër shumë probleme. Ajo është e përqëndruar në pasojat e vendimmarrjeve politike, por ky përqëndrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; Në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politke a ekonomike nga deputetët e parlamentit të Kosovës, gazetarët shkruajnë e përqëndrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë këto vendimmarrje për Kryeminstrin, Minstrat e për individët partiak; “Harrohet” populli i varfër, harrohet, shkelet, shtypet e përbuzet femra shqiptare, harrohet e manipulohet me fshatin dhe fshatarët… pak flitet për 60% të popullsisë sonë: për fëmijët tanë.
Gazetaria normale duhet të jetë e orientuar në pasojat, por në pasojat që do përballohet lexuesi, pra populli, e jo gazetaria e cila është “e merakosur” për pasojat “fatale” të individëve politik a partiak.
Retorika e tillë të përkujton diktaturën dhe mediat e Titos dhe Leninit dhe sistemin e tyre të etshëm për kultin e personalitetit.
Të nderuar lexues,
propaganda e orkestruar kundër çdo gjëje që ka simbolikë shqiptare është duke bërë kërdinë. Manipulimi me lajmin, me fotografinë dhe me gjuhën (tekstin), është në ofanzivë. Gazetarët e redaktorët e gazetarisë shqipe (lirisht mund ti quajmë edhe ativistë partiak dhe oligarkë) janë duke bërë çmos që shqiptarja si politikë e si kulturë, humanja, shteti dhe kombi të shtrëmbërohet, të t’huajësohet e të zbehet.
E them hapur dhe me fakte, se lufta e medias së korruptuar shqipe është barrikaduar kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, e shumë, shumë pak e ndoshta aspak kundër Beogradit fashist.
Ja ca shembuj nga titujt e disa portaleve të Prishtinës dhe të Tiranës:
“Albin Kurti para Serbisë nuk ja del”,
“Kurti i ka keq punët në bisedime me Serbinë”,
“Albin Kurtit ja futën sanskionet”,
“Kurti humbës para Serbisë”,
“Kurti kapituloj”, etj., etj.
Rrjedhimisht vërejmë se përqëndrimi i gazetarëve në person, e jo në veprim apo çeshtje ka rëndësi të madhe për median shqipe.
Paçka këto portale e televizione, sikur e dëshirojnë dhe e thonë: Le të vdes shteti i Kosovës, s’ka problem! Le të humbë teritor Kosova, s’ka problem! Le të hyjë Serbia në Veri, s’ka kurfarë problemi, por me rëndësi, shumë me rëndësi është ta dëbojmë Albinin nga Qeveria, t’a dobësojmë Albin Kurtin si politikë e si individ, ta dobësojmë VV-në!
Të nderuar lexues,
Kjo gazetari e sëmurë, këta gazetarë e gazetare po dëshmojnë se kanë telashe, janë të këqinjë, shumë të këqinjë, shumë të cunguar, të pashkolluar, të palexuar, dhe, të punësuar tek oligarkia, partia e jo në media të hapura, objektive, etike, profesionale e mbi të gjitha humane.
Mund të theksoj se gazetaria në Kosovë, (e theksoj gazetaria shqipe në Kosovë, sepse gazetaria serbe në Kosovë, shumica prej tyre, ka si orientim Serbinë (Beogradin), e jo individin partiak serb, në një masë të tejmadhe), ka të bëjë rreth personave/individëve, e jo për proceset e vështira politike që po kalon Kosova çelike sot.
E këtë gazetari të keqe, të sëmurë, të njëanshme, joprofesionale, joetike, gazetari biznesi e oligarkie, me të madhe, ështe duke e sponzoruar paraja e bizneseve të regjistruara nëpër Serbi dhe paraja e vjedhur për 20 vjet nga toka e nga trupi i lodhur i Republikës së Kosovës.