Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë vodhi vëmendjen e publikut gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin rus.

Ajo në televizion bërtiti: “Ndalo luftën! Ndalo luftën!”, Dhe në posterin që ajo mbante në duar mund të lexohej i njëjti mesazh edhe në anglisht: “Jo luftë”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtë për drejtë në televizionin publik rus Kanal 1, shkruan MekuliPress.

Më tej në pankartë mund të lexohej në rusisht: “Ndalo luftën. Mos besoni në propagandë. Ata po ju gënjejnë. Rusët kundër luftës”, citon MekuliPress Sky News.

Channel 1 thotë se ata do të bëjnë një hulumtim të brendshëm të incidentit, kjo sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Gazetarja është identifikuar nga mediat ruse si redaktore Marina Ovsjannikova në Channel 1.
“Me vjen turp që kam punuar në këtë televizion e ju kam gënjyer”, tha gazetarja guximtare ruse.

Lexo po ashtu:  Protesta në SHBA, pezullohet votimi për certifikimin e fitores së Biden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *