Edita Curri Osmani

Të dashur miq,

Nje shqetesim i imi per mediet dhe degradimin e tyre qe ne menyre te drejteperdrejte ndikojne edhe ne gjendjen e krijuar ne shoqëri e këtu eshte bashkefajtore edhe monitoruesi i tyre Komisioni i Pavarur per Media, KPM-ja.

Te AGK-ja as qe ja vlen te ankohemi, sepse te gjithe po e shohim anshmerine e tyre tashmë.

Pastaj i bej thirrje edhe KPM-se qe te informoj edhe organizatat nderkombetare e ambasadoret qe gazetarët tonë, shumica, jane te njeanshem dhe nuk reagojne as nuk distancohen nga te tilla raste, perkundrazi i mbrojnë, fakte mjaftueshëm keni.

Të ç’nderuar, t’pa respektuar, t’pa etike, joprofesional, pa kulturë e pa edukatë komunikimi, me qasje rrugaqërie në shumicën nga mediat tona kemi çdo natë gazetarë, analist, moderatore e politikan te 23 viteve…

E pa kuptueshme per mua si gazetare se si KPM-ja nuk i monitoron keto media e kete lloj gazetarie propagandistike në dëm të opinionit publik.

Komunikime skandaloze me të ftuar, nuk perjashtojne te ftuarit edhe kur flasin fjale fyese apo kur ofendojnë.

Analistat japin mendime t’pa bazuara edhe shpifin. Te gjithe ne e dijme qe opinioni eshte edhe qëndrim…

Ne te gjithe botën çdo popull ka nevoje per informim jo për dezinformim, edhe ne kemi nevoj per medie qe kanë prezantues te cilet nuk shperfaqin urrejtje e perçarje, informojnë e nuk dezinformojne, televizione qe jane edhe edukativo-arsimore, jo me njerez të tillë me komunikime skandaloze ne ekran….Me te ftuar si p.sh: PSD, qe nuk perfaqeson askend me urrejtje patologjike, me bertima ulurima, deri ne fyerje e ofendime “helmojne” popullin shumicë çdo dite me lajme te rreme (lexo: fake news), me te ftuar ku ne çdo moment presim nga ana tjeter e ekranit kur po ju del gërrmazi tu ulurite, gjuhen e urrejtjes, agresive e ofendoni edhe popullin ne menyra indirekte si votues shumicë.

Lexo po ashtu:  Afrim Krasniqi: Zgjedhjet kanë vlerë kur janë konkurruese, demokratike, pluraliste dhe të drejta.

Ky mendim i imi nuk ka të bëj vetëm me nje medie, por disa sosh, nëse i kthehemi faktit aq me teper ftohen ne studio ish politikan, ish filan expert, ish-a qe edhe Google i ka harruar, qe nuk jane fare te votuar nga populli, shperfaqin urrejtjen patologjike duke bertite ne studio qe domosdoshmerisht ndikojne e imponohen me ulurima e me fjalet me te ulëta në ekran.

Nese nuk ju pelqen puna e kujtdo qoftë, angazhimi krejt ne rregull, por keni respekt ne komunikim profesional, argumentoni me kritikë.

Une mund mos ta pelqej punen e dikujt , por ne asnje menyre etika nuk ma lejon te kem komunikim joprofesional e të ç’thurur nga gjuha profesionale vizive.Shpesh here kam degjuar moderatoret-gazetaret citoj: “Mua nuk po më duhet opinioni yt” në frekuenca vizive i duhet shikuesit e jo gazetarit-moderatore.

Lista është e gjatë, por nje kerkese e kam nga ju miq te dashur, të gjithë ne se bashku nga tani e tutje duhet të dërgojmë ankesat tona drejtuar Komisionit të pavarur për Media , KPM-së në këtë adresë info@kpm-ks.org, eshte publike.

Lexo po ashtu:  EKSKLUZIVE(2): Ku janë Devollët?! Edhe pronësia e “Art Motion” është e regjistruar në Maqedoni me dokumente “Peç Serbia” si investim i huaj nga Serbia…!

Kuptohet jo për raste ku ty s’te shkon per shtati dikush, por per raste ku sheh siq shohim fyerje, sharje e ofendime nga ta si ne rastin e fundit nga Lirim Mehmetaj ku ofendoi me fjalën “kretena” shau edhe me “nanë” votuesit me datën 24.08.2023 ne TV Dukagjin ne debat plus Prime-Time kohe ku te gjitha grupmoshat e shikojne.

Mediat edhe ne propaganda janë shumë të rrezikshme si ato te shkruara e ato vizive, ky diskurs i gjuhës së urrejtjes koheve te fundit eshte ne menyre te drejteperdrejte kontribues i dhunës së shumtë qe po shperfaqet ne popullin tonë, ne veqanti tek rinia.

Ju ftoj me dashamirësi që sa më pak të përcjellim portalet e pakontrolluara e përçarese, dhe poashtu mediet vizive kurdo që hasni në ofendime të bëjmë ankesat tona ne adresën e mësipërme KPM e kanë për obligim edhe monitorimin, gjithnjë duke u bazuar ne kompetencat dhe pergjegjesite ligjore, të kerkojme nga KPM-ja qe te ndermarrin te gjitha veprimet e nevojshme per konstatimin e shkeljeve te paraqitura, dhe qe ndaj te gjithe shkelesve te shqiptohen sanksionet ne pajtim me ligjin.

Lexo po ashtu:  Nuk është një Botëror. Eshtë një kauzë. Një rebelim!

Mendoj qe secili nga ne kemi preferencat tona, jemi edhe votues, por nje eshte e sigurt ata qe kane familje, rini e mendojne te rrisin femije ne Kosovë nese heshtni ndaj kesaj dukurie negative mediale sot, neser do te jetë vonë, shumë vonë.

Mediat janë pushteti i katert ne nje shtet, ne Kosovën tone te vogel jane te barabarta me pushtetin qeverises per nga ndikimi, perçarja e fyerja deri ne personale n’mes te popullit kaq te vogel eshte shume shqetesuese.

Lajmet e rendesishme nuk prezantohen pothuajse fare, siq jane te fundit nga 50 e me shume shtete te politikave te jashtem derguar letter SHBA-ve EU-se dhe Mbreterise SE bashkuar, per qasjen e gabuar ndaj Kosoves e mos sanksionimit të Serbise e shume informacione te tjera.

Ne jemi te dezinformuar, jo te informuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *