“Shtëpia e artë” (Złota Kamienica) është një nga godinat më të bukura të qytetit Gdansk, në Poloni, me një histori të gjatë dhe interesante. Por veçantia e qytetit është fasada e ndërtesës, ku pasqyrohet dhe portreti i Heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Sipas medieve polake, ndërtimi i “Shtëpisë së artë” nisi më 1609, me urdhër të pronarit të atëhershëm, Johann Speimann, më vonë kryetari i Gdansk. Blloku i banesave është projektuar nga Abraham van den Blocke, përfaqësues i shquar i manierizmit hollandez, bashkë me të atin, Vilhelm, një nga arkitektët më të respektuar të epokës. Punimet përfunduan në vitin 1618 dhe shumë shpejt, ndërtesa mori funksionin e një muzeu specifik, duke u dhënë mundësi vizitorëve të shohin pikturat e shumta, artizanatit dhe koleksionet ushtarake mbledhur nga Speimann.

Grafika që përshkruan Skënderbeun, në Gdansk

Gjatë shekujve të mëvonshëm u bë një bankë, që gjatë periudhës së qytetit të lirë, në Gdansk në 1938-ën, u bë selia e Muzeut Krahinor të Prusisë Perëndimore, institucion që merret me koleksione natyrore dhe arkeologjike. U shkatërrua bashkë me pjesën më të madhe të qytetit, në mars të vitit 1945 dhe u rindërtua me përpikëri, pas luftës. Prej vitit 1952 është selia e Institutit Detar të Universitetit detar Gdynia.

Lexo po ashtu:  Çfarë fshihet prapa vështrimit të një qeni?

Fasada është elementi më përfaqësues i saj, ndërsa katet që janë zbukuruar me figurat e virtyteve qytetare dhe komandanteve të shquar, si ata të antikitetit dhe modernët.

Por, figura e Skënderbeut nuk është një figurë në hapësirën historike të Gdansk, por pse gjendet në fasadë?

Magjepsja evropiane me princin shqiptar

Veprat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe rezistenca e tij ndaj pushtuesve osmanë u bë e njohur në të gjithë Europën dhe në shekujt që pasuan, u bë e njohur falë biografisë së Marin Barletit.

Gdansku liridashës, e vlerësoi Skënderbeun

Vlerat që i atribuohen Skënderbeut, gjetën një pasqyrim të madh në komunitetin e pavarur të klasës së mesme në qytetin modern, Gdansk.

Nga mediet polake, figura e Skënderbeut konsiderohej mjaft e afërt me vlerat e banorëve të Gdanskut: dashurinë për lirinë e paçmuar./konica/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *