Gënjej! Gënjej! Nuk jam aq plak
Ende nuk jam velur nga jeta,
Se një trup gruaje më bën sado pak
Të më rahin pulsi e mënt’e shkreta.

Për gratë me zjarr vazhdoj t’ëndërroj,
Për ca dosido e ndonjë hirperije,
Për një valzer brilant që dot s’e harroj
Edhe për net dashurie.
Për një dashuri ëndërroj madje,
Një të heshtur, të dlirë, hirplot.
Ajo, e para, e shenjtë qe.
Për të dhe sot mund të qaj me lot.

Lexo po ashtu:  "Mirpo zonja është besnike, ka dhenë fjalën ka berë be, Sa të thahet varri burrit doemos do rrijë e ve" - Zonja Lu, nga Ali Asllani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *