Kryediplomatja Donika Gërvalla u ka bërë thirrje BE-së dhe ShBA-së që të reagojnë kundër hapit të ardhshëm të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.Duke folur për zhvillimet e sotme në Bërnjak, ajo fillimisht ka thënë:“Përtej kufirit në Bërnjak, serbët e maskuar po ndalojnë makinat me regjistrim gjerman dhe nuk i lënë shqiptarët të kalojnë. Policia e Vuçiqit po e mbështet atë përshkallëzim racist, duke parë dhe duke mos bërë asgjë”.

Tutje, Gërvalla ka shtuar se Vuçiq po mashtron Gjermaninë dhe BE-në, dhe se shpreson që kjo e para, të kërkojë lëvizjen e lirë, pavarësisht litiumit.“Vuçiq vazhdon të mashtrojë Gjermaninë dhe BE-në, duke vazhduar eskalimin. Shpresojmë që Gjermania të kërkojë lëvizjen e lirë, pavarësisht litiumit.” – tha ajo.Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës kërkoi veprim nga BE e ShBA që Vuçiq të ndalet para se të nis luftë.

Lexo po ashtu:  Stoltenberg sot në Tiranë